05:44 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do merrem vetë me këtë punë”, Ramës i vjen në “majë të hundës” Shkodra, zihet me deputetët

11:49 | 01/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk e ka mbajtur fjalën në mënyrë flagrante”, Rama i ashpër me BE-në: Me SHBA-të kemi marrëdhënie speciale

Debate të ashpra ka pasur sot në mbledhjen që kryeministri Edi Rama ka pasur me koordinatorët politikë të bashkive të veriut të vendit.

Mësohet se Rama iu ka kërkuar llogari koordinatorëve të Shkodrës, që sipas tij nuk kanë mundur që ti japin dot drejtim situatave, pasi çdokush e mendon administratën si mundësi punësimi për të afërmit e tij.

Rama ka debatuar me deputetin Paulin Sterkaj, pasi ky i fundit është shprehur se drejtoritë janë kthyer në tendera, ku çdo deputet kërkon që të emërojë njerëzit e tij.

“Kam menduar se ju do ta zgjidhni këtë punë, por tani kam ndërmend që të merren vetë me këtë, personalisht. Të hënën do të kemi një mbledhje të posatshme për Shkodën”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Stërkaj: Emërimet në Shkodër janë kthyer në tendera politik. Secili dërgon emrat e vet, për një drejtori 7 lista.

Rama: Nuk është e vërtetë, meqe ju si dhate drejtim, tani do te merrem vete me kete pune.  Nuk e kemi bërë si tender, Musai më tha keni çuar 7 lista. Të hënën mbledhje e posacme vetëm për Shkodrën, aty vendosim çdo gjë.

Burime bëjnë me dije për Fax News se Rama ka vendosur që të ketë dhe një organizim të ri për Bashkitë e Veriut, duke i ndarë sipas numrit të popullsisë në makro bashki, bashki të mesme, bashki të vogla dhe minibashki.

Mësohet se Rama ka vendosur që grupin për emërimet e reja në administratë dhe në drejtori të kryesohet nga Ilir Beqaj.

Rama ka kërkuar që në të gjitha bashkitë 50 % e administratës do të jenë gra. Kjo organigramë është e propozuar për të gjitha bashkitë, përveç Shkodrës, ku mbetet ende në pikëpyetje se kush do të hetë kryebashkiaku.

Ndërkohë që në mbledhje Rama është përballur dhe me një kërkesë të Tom Doshit, i cili ka kërkuar në tavolinë nënkryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës.

Sterkaj: Pse me qenë bashkia e malësisë së madhe bashki e vogël?

Beqaj: Nuk ka numër të lartë popullsie

Mësohet se PS ka vendosur që një Bashki të quhet e madhe duhet të ketë më shumë se 100 mijë banorë, dhe këtë kush në Rajonin e Veriut e përmbush vetëm Shkodra.

Fushë Arrezu dhe Puka do të jenë mikrobashki.

Ndërkohë që Rama ka përsëritur kërkesën e tij në mbledhje që të mos ketë lëvizje nga puna për shkak të përkarësive politike.

“Mos lëvizni njerëzit e majtë e të djathtë prej pune. Lëvizni ata që s’bëjnë punën. Të zbatohet organigrama njëherësh për të gjitha bashkitë. Atje ku kryetari është burrë nënkryetari të jetë grua”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhje.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ramarama mbledhje me kryebashkiaket e veriutrama shkoderrama sterkajrama tom doshi
Pas

VIDEO/ Dëme të mëdha nga tërmeti i fuqishëm në Korçë, banorët apel shtetit: Kemi mbetur në qiell të hapur

Para

Irma Libohova tregon rivalen e saj në komunizëm: Drejtuesit ziheshin për ne se cila të merrte çmimin e parë

Para
‘I kërkova burrit të më helmonte’, Irma Libohova habit me deklaratën e saj, rrëfen frikën më të madhe në jetë

Irma Libohova tregon rivalen e saj në komunizëm: Drejtuesit ziheshin për ne se cila të merrte çmimin e parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.