Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka njoftuar ndërtimin e dy aeroporteve të rinj në vend. Sipas tij këto dy aeroporte do të ndërtohen në Vlorë dhe Sarandë.
“Kemi plane edhe për promovimin e mundësisë së ndërtimit të aeroporteve të reja, një konsorcium turk ka shprehur interes për aeroportin e Vlorës dhe po bën fizibilitetin, ndërkohë që synohet edhe një aeroport turistik në Sarandë, me kapacitetet turistike që ka Saranda, ka shumë mundësi që ta justifikojë ngritjen e një aeroporti”, u shrpeh ministri në Komisionin e Ekonomisë, ku foli për buxhetin e 2018-ës dhe projektet e qeverisë.
Sjellim në vëmendje që aeroporti i Vlorës ka nisur ndërtimin dhe brenda vitit 2021 do të kryhet fluturimi i parë. Të paktën kështu ka premtuar Rama. (J.V/Faxweb)