Një letër e veçantë ankesash vjen kësaj here në drejtim të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.
Nuk është analiste, as gazetare, por një fëmijë 10-vjeç që problemin kryesor në Tiranë gjen kullat që po pushtojnë Tiranën.
Me një sinqeritet fëminor, Ema nxënëse e shkollës “Edit Durham” shkruan se me ndërtimin e kullave, fëmijët e Tiranës nuk do kenë mundësi ta shohin diellin me sy.
Letra është publikuar nga JOQ.al, dhe vjen e zbardhur nga Faxweb.al e plotë.
Lexoni si më poshtë:
Zoti Erion Veliaj,
Jam Ema dhe jam 10-vjeç. Kam disa ankesa:
Ankesat i dedikohen shkollës “Edit Durham”, parkimit afër presidencës dhe koshat e plehrave. Shkollën, sepse ne klasa e 5-të e bëjmë shkrimin në drekë dhe mbaron mbasdite. Faleminderit për lehtësimin e çantës, por nuk ke bërë dhe shumë
Përveç pemëve, pse nuk merresh me diçka kryesore si shkolla?
Pastaj, tualetet e shkollës sonë janë të tmerrshme. Po të ishit ju në vendin tonë, do të thoje më mirë të ndërroje shkollë. Dua të mendosh për një zgjidhje. Po parkimin afër presidencës do ta bëni kullë?
Kjo është çmenduri, pasi ne nuk do ta shohim kurrë diellin e bukur.
Po ne ku do të luajmë? Ndalojeni sa jeni në kohë. Pse nuk mendon të bësh oborr për fëmijët e lagjes sonë dhe pjesën tjëtër parkim për makinat tona? Se të bërtasin po i re me top.
Koshat e plehrave. Kam parë shumë njerëz që nuk e zbatojnë rregullin, pse nuk vë “roje” për t’u kujdesur dhe për të vënë gjobë atyre që nuk e zbatojnë rregullin?
Them të mendoheni mirë, se kot nuk të zgjodhën kryetar bashkie. Të jesh kryetar bashkie, është sikur të jesh baba për Tiranën. Të falenderojmë për punët që ke bërë po duhet akoma. Jemi bërë si Amerika me këto ndërtime, por edhe Amerika është më e bukur.
Pse shumë shqiptarë po emigrojnë, ti nuk je fëmijë që e do me të thënë…
Më kuptoni.
Pres lajme të mira. Ema
(F.G/Faxweb.al)