Presidenti Iranian Hassan Rouhani ka paralajmëruar SHBA –të se nëse do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 do të shohë pasojat “në më pak se një javë”.
“Irani nuk do të shkelë marrëveshjen bërthamore, por nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga marrëveshja, ata me siguri do të pendohen”, tha të hënën presidenti iranian Hassan Rouhani, gjatë një ceremonie që shënonte 12 vjetorin e Ditës Kombëtare të Teknologjisë Bërthamore.
Ai shtoi gjithashtu se reagimi i Teheranit “do të jetë më i fortë se ajo që ata imagjinojnë dhe do ta shohin këtë brenda një jave”.
Presidenti i SHBA Donald Trump “ka pretendime të mëdha dhe shumë ulje e ngritje nga fjalët dhe veprimet e tij dhe është duke u përpjekur për 15 muaj për të thyer marrëveshjen”, tha ai.
“Goditja e marrëveshjes do të dëmtonte reputacionin ndërkombëtar të Amerikës, ndërsa Irani do të dilte në opinionin publik botëror si një aktor i përgjegjshëm dhe bashkëpunues, tha presidenti iranian. “Nëse ata tërhiqen, kjo do të thotë se ata nuk janë të përkushtuar ndaj fjalëve të tyre,” shtoi Rouhani.
(B.H./Faxweb)