20:20 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do përfundosh te bunkeri i Hitlerit”, Ngjela shpërthen kundër Ramës: Është në gjendje të vështirë psikike!

14:52 | 11/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela paralajmëron ministrin Xhafaj: Duan të të eliminojnë, është i përfshirë edhe Rama

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ashpër kundër kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimin që ai po mban për protestën e studentëve.

Ngjela shkruan se Rama është e shkuara e këtij vendi, ndërsa shton se gjendja psikike e kryeministrit është shfaqur e rënduar.

”Pse dje kryeministri shqiptar i tregoi shqiptarëve që ai është në gjendje të vështirësisë së tij psikike?

Sepse ai nuk e kupton dot forcën e shtresës shoqërore që është ngritur kundër tij. Ramës sot i është ngritur në protestë e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan mes të tjerash Ngjela.

Reagimi i plotë i Ngjelës:

Cila është e vërteta e kësaj kohe?

E ardhmja është ngritur në revoltë kundër të tashmes së shëmtuar.

  1. Pse dje kryeministri shqiptar i tregoi shqiptarëve që ai është në gjendje të vështirësisë së tij psikike?
    Sepse ai nuk e kupton dot forcën e shtresës shoqërore që është ngritur kundër tij. Ramës sot i është ngritur në protestë e ardhmja e Shqipërisë.

Studentët janë e ardhmja. Kjo është aksiomë. Por, e ardhmja e Shqipërisë është ngritur kundër kryeministrit të paaftë që studentët e dinë që është i lidhur edhe me korrupsionin. Kjo është thirrja morale e së ardhmes, dhe vetë e ardhmja është kundër kryeministrit Edi Rama. Ky duhet të ikë. Nuk ka asnjë shpresë. Kur e ardhmja e kap nga gryka një kryeministër të paaftë e të korruptuar, ai nuk ka më asnjë shpresë.

  1. Si mund t’i flitet popullit që të ka zgjedhur si kryetari i një bandë të armatosur?

Cili është halli i këtij kryeministri – është pushteti që ky po humbet, apo degradimi i psikikes për të kaluar në një akt skizofrenik? Po, nëse është pushteti i humbur, pse e do një pushtet që po varfëron dita ditës shqiptarët? Politikani që në një situatë si kjo nuk bën dot politikë me dorëheqje, po qëndron në kokëngjeshje, përfundon te bunkeri i Hitlerit.

Studentët në protestë të përditshme janë e vetmja zgjidhje për shpëtimin e Shqipërisë nga qeverisjet e korruptuara. Studentët e kanë kuptuar me arsye të shëndoshë se e gjithë kjo gjendje varfërie është rrjedhojë e qeverisjeve të korruptuara që kanë drejtuar Shqipërinë, njëra pas tjetrës, në mbi 20 vjet. Pankartat që shpalosin studentët përditë tregojnë që ata e njohin mirë shkakun e varfërisë së tyre.
Kjo është arsyeja që studentët nuk do ta ndërpresin protestën e nisur.

lll. Çfarë po kërkojnë studentët që nuk ua zbaton kjo qeveri e ky kryeministër?

Ata kanë tetë pika. Të tetë pikat janë të lidhura, dhe në këtë lidhje ato shkallmojnë korrupsionin e rektorateve dhe abuzimin me pseudoakademizmin banal që nuk jep dije.

Studentët dhe prindërit e tyre janë vjedhur. Ata kërkojnë të ndalojnë vjedhjen. Por, edhe qeveria bën të njëjtën gjë, pse e ka lejuar ajo këtë gjendje abuzive? Sepse është dhe vetë e tillë. Falsiteti akademik është i lidhur ne falsitetitn qeveritar: ky është thelbi i tetë pikave të studentëve.

Prandaj ata janë vërtet e ardhmja morale e Shqipërisë, dhe këtë e dinë tani të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj. Korrupsioni shqiptar po dridhet. Studentët shqiptarë po i dalin zot Shqipërisë. Kjo është e vërteta absolute e kësaj kohe.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Emocionuese/ Gruaja i sheh dhe shpërthen në lot, studentët e përqafojnë (VIDEO)

Para

‘Tifozët Kuq e Zi’ solidarizohen me studentët: U bashkohemi në orën 16:00

Para
‘Tifozët Kuq e Zi’ solidarizohen me studentët: U bashkohemi në orën 16:00

'Tifozët Kuq e Zi' solidarizohen me studentët: U bashkohemi në orën 16:00

Discussion about this post

 



Të Fundit

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj SHBA/ Irani godet bazën amerikane në Katar me raketa

Mbi 24 mijë rroba të falsifikuara bllokohen në Kukës, logot e markave sportive nën hetim

Alarm në zonat rurale të Lushnjës/ Rekord zjarresh, mendohet për djegiet e qëllimshme

Rrezik sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, Irani vë në shënjestër Al-Udeid

Pezullohen fluturimet drejt Tel Avivit, Air France: Nuk udhëtojmë deri më 14 korrik

“Izraeli, një shtet liliput kundër një gjiganti”, Jazexhiu zbardh prapaskenat e përplasjes me Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.