11:07 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Do punësonin 20 persona në burgun e Shkodrës, nis procedimi penal ndaj 3 personave, mes tyre një femër (DETAJE)

13:26 | 18/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Do punësonin 20 persona në burgun e Shkodrës, nis procedimi penal ndaj 3 personave, mes tyre një femër (DETAJE)

Ka nisur hetimi  ndaj 3 personave pas skandalit në IEVP Shkodër për punësimin e 20 personave. Ata akuzohen se kanë premtuar vende pune gjatë fushatës zgjedhore.

Konkretisht, ka nisur hetimi ndaj shtetasve me iniciale: M. K. 40 cjeç, M. Z. 30 vjeç, A. S. 35 vjeçe. Procedimi penal nisi pas hetimeve për publikimin e një dokumenti me emrat e atyre që do punësoheshin në burgun e Shkodrës.

Burime të policisë shprehen se urdhri është nxjerrë nga funksionarë të lartë në kundërshtim me ligjin dhe është nënshkruar nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve M. K. Dyshohet se urdhri është fiktiv dhe është përdorur në fushatë elektorale. “Dyshohet se janë konsumuar elementë të veprës kriminale “Korrupsion aktiv. Veprimi me qëllim përfitimi elektoral.”, bën me dije policia.

Detaje të policisë:

Në datën 17.06.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë në ngarkim te shtetasve:

– M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.

– M. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë

– A. S., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Hetimet filluan pasi D.V.P. Tiranë është vënë në dijeni nëpërmjet sallës operative dhe zyrtarisht me shkresën nr.5402 nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje nxjerrjen, publikimin dhe përdorimin për fushatë elektorale të një dokumenti zyrtar, një urdhër “Për shpalljen e fitueseve për stafin Civil ne I.E.V.P Shkodër”, i nënshkruar nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve M. K., dhe i vulosur me vulën e institucionit shtetëror të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke pretenduar se janë shpallur fitues të një liste me 20 persona për tu punësuar pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër.

Ky urdhër pritej të vihej në funksionim në periudhën në vijim. Urdhri dyshohet se është fiktiv dhe është nxjerrë nga funksionare të lartë në bashkëpunim në kundërshtim me ligjin gjatë kohës në detyrë dhe është përdorur në fushatë elektorale në qarkun e Shkodrës, në datën 15.06.2017 duke ju premtuar zgjedhësve vende pune në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Gjatë edicioneve të lajmeve në një TV lokal ne Shkodër nga përfaqësuesi i një subjekti politik pjesëmarrës në zgjedhje, është shfaqur dokumenti i siperpermendur.

Dyshohet se haptazi janë konsumuar elementet e veprës penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje duke premtuar për vend pune ose favorizime të tjera në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin, vepër penale e parashikuar nga neni 238 i KP .

Nga verifikimet e kryera nga ana e Specialistëve të këtij Seksioni ka rezultuar se procesi i rekrutimit të personelit për I.E.V.P Shkodër është ende në fazat fillestare të tij dhe aktualisht nuk vijon si proces. Nga hetimet e kryera dyshohet se personat e sipërpërmendur duke përdorur vulën e institucionit kanë falsifikuar këtë shkresë, duke premtuar vende pune gjatë fushatës zgjedhore me qëllim përfitime elektorale.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328-25 i Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: IEVPkorrupsionprocedim penalShkoder
Pas

“Gjuri i këputur i Rilindjes”, “kloun”, “mbushi parlamentin me banditë”, “ ke mbyllur raportet me LSI”, ç’tha sot Luan Rama për kryeministrin

Para

Plane për pushime apo për dasma? Mësoni si do jetë moti gjatë GJITHË verës

Para
Plane për pushime apo për dasma? Mësoni si do jetë moti gjatë GJITHË verës

Plane për pushime apo për dasma? Mësoni si do jetë moti gjatë GJITHË verës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim autorin

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV fillon lutjen në Bazilikën e Shën Pjetrit

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë pas dështimit të bisedimeve për paqe

Krimi zgjedhor/ Policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona, sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

(VIDEO)Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në New York

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.