CEO i kompanisë ajrore Jeju Air, Kim Yi-bae, avioni i të cilës u përplas në pistë me një mur duke shkaktuar vdekjen e 179 pasagjerëve tha në një konferencë për shtyp se “po synojnë të rikthejnë besimin e udhëtarëve, duke forcuar masat e sigurisë”.
Ai thotë se linja ajrore po monitoronte motin para dhe pas fluturimit, ndërsa shton se do të reduktojë trafikun ajror dimëror me 10-15%. Ai thotë se prioriteti i Jeju Air është të përqendrohet tek tragjedia dhe të mbështesë familjet, të dashurit e të cilëve u vranë në rrëzimin e avionit në fundjavë.
Ai thotë se linja ajrore tani do të marrë përgjegjësinë e plotë për t’u kujdesur për situatën. “Asnjë problem nuk u zbulua kur avioni u inspektua në ditën e fluturimit”, thotë CEO i Jeju Air, Kim Yi-bae.
“Pyetja nëse pajisjet e uljes funksiononin siç duhet apo jo, lidhet me hetimin e aksidentit”, thotë ai. “Do ta dëgjoni rezultatin kur të dalë.”