07:04 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Do sjellë plehra në Shqipëri?! Çfarë thoshte Edi Rama kur nuk kishte hipur në karrigen e pushtetit. Mbetjet futen në axhendën e Kuvendit

15:23 | 18/09/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Do sjellë plehra në Shqipëri?! Çfarë thoshte Edi Rama kur nuk kishte hipur në karrigen e pushtetit. Mbetjet futen në axhendën e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka nxituar ta bëjë ligjin e importit të plehrave, pjesë e axhendës së Parlamentit, që në seancat e para. Në programin e punimeve të Kuvendit për periudhën 18 shtator-13 tetor 2017, është përfshirë edhe shqyrtimi i dekretit të Presidentit Nishani, që refuzonte dekretimin e amendamenteve që qeveria Rama i bëri ligjit të mbetjeve.

Pavarësisht shumë kontestimeve, projektigji për importin e  plehrave pritet të kalojë në Parlament. Tanimë nuk do të kalojë më për dekretim te Presidenti Meta, duke qenë se ish-presidenti Nishani e ka kthyer njëherë projektligjin mbrapsh në Parlament më 14 tetor të 2016-ës.

Mirëpo, përpara se të vinte në pushtet, në vitin 2011-të, kryeministri Edi Rama është shprehur kundër ligjit për importin e mbetjeve.

“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve”, është shprehur Rama në 3 nëntor të 2011-ës, duke kundërshtuar fort një projektligj që qeveria Berisha po diskutonte për ta miratuar.

Mirëpo sapo erdhi në pushtet, Rama u tundua vetë të pranonte importin e plehrave duke rënë ndesh me fjalët e tija. Ligji i ndryshuar për importin e mbetjeve u miratua në Kuvend më 22 shtator 2016.

Pas këtij vendimi, AKIP u ngrit në protesta përpara Kuvendit për të kundërshtuar importin e plehrave.

Megjithatë presidenti Nishani që ishte në detyrë në atë kohë, nuk pranoi ta dekretonte ligjin.

Kështu, me një kthim pas nga presidenti i Republikës, mjafton vetëm miratimi i deputetëve në Kuvend dhe ligji miratohet.  Për këtë duhen 71 vota dhe Rama me deputetët socialist që ka në Parlament, mund të sigurojë edhe më tepër se kaq. (D.D/Shuplaka)

Më poshtë programi i punës 18 shtator-13 tetor:

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2801″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: edi ramaplehra
Pas

REFORMA ZGJEDHORE/ Vasili: Tangove PS-PD për reformën zgjedhore u ka ardhur fundi!

Para

Flamur Noka: Edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e konfirmoi, trafikimi i drogës me bekim politik. Vettingu duhet të fillojë me Ramën

Para
Flamur Noka: Edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e konfirmoi, trafikimi i drogës me bekim politik. Vettingu duhet të fillojë me Ramën

Flamur Noka: Edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e konfirmoi, trafikimi i drogës me bekim politik. Vettingu duhet të fillojë me Ramën

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.