Joleza Koka, prej disa kohësh është larguar nga mediat dhe tashmë po shijon në qetësi jetën e saj private.
Dy vite më parë, ajo i dha fund beqarisë me partnerin e saj Laertin, me të cilin u kurorëzua në Las Vegas, ndërsa tashmë burime për “Gazeta shqiptare” kanë zbuluar se megjithëse po e mban të fshehtë, shumë shpejt Joleza do të bëhet nënë për herë të parë.
Megjithatë, Joleza nuk ka preferuar t’i ndajë me publikun emocionet e veçanta të pritjes së ëmbël.
“Janë gjërat e mia personale, preferoj ti mbaj private.”- është shprehur ish-kryetarja për “Gsh”.