Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.
Në këtë seancë, prokurori i shtetit Rexhep Maqedonci ka paraqitur kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë me anë të së cilës kërkohet që deputetit Milaim Zeka, t’i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Maqedonci ka thënë se me kanosjen që i dyshuari Zeka i ka bërë prokurorit Afrim Shefkiu, te ky i fundit ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të ankthit.
Arrestimi i Zekës u bë për shkak të deklaratës që deputeti e dha në T7 për prokurorin special, Afrim Shefkiu, duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.
“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tem me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Këqyre ky hajni i vizave”, tha Milaim Zeka.
Më poshtë keni komunikatën e plotë të Gjykatës Themelore të Prishtinës:
Është caktuar masa e paraburgimitpër të pandehurin M.Z.
Prishtinë, 27 shtator2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.Z për veprën penale Kanosja nga neni 185 par. 3, lidhur me paragrafi 1të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit M.Zi është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.26.09.2018 deri me dt.26.10.2018.
Ekziston dyshimi i bazuar se me dt.24.09.2018 në ambientet e televizionit T7 në emisionin “DPT te Fidani” i pandehuri M.Z ka kanosur Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu për shkak të detyrës zyrtare i cili ndaj të pandehurit M.Z ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.Zështë masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe dukemarr parasysh se i pandehuri ka kanosur Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu, i cili ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Z, kjo shton edhe më shumë rrezikun se i pandehuri do ta përfundoj veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej, sepse arsyeja e kanosjes nga i pandehuri ka qenë ngritja e aktakuzës ndaj tij, nga Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Palakatë drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
(B.H/Faxweb)