Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ku e cilësoi horr dhe tha se do ndiqet këmba-këmbës, ka reaguar edhe oficeri Emiljano Nuhu.
Në një intervistë në skype për emisionin “360 gradë”, Nuhu kërkoi që kryeprokurorja Arta Marku të fillojë hetimet për Ramën pasi ndihet i kërcënuar.
“Zonja prokurore Arta Marku duhet të fillojë menjëherë hetimet për zotin Edi Rama. Cfarë provash i duhen Prokurorisë për kërcënimin e zotit Rama, ky nuk është kërcënim emocional ky është kërcënim që lidh të gjitha hallkat e shtetit për t’më bërë mua të mos flas më”, tha Nuhu.
(J.D/Faxweb.al)