“Ringjallja” e Pecorellit ka shkaktuar polemika të mëdha në mediat italiane. I ati i biznesmenit është shprehur shumë i lumtur për gjetjen e të birit. Do ta përqafoj fort, por pastaj do t’i shkul veshët”,-mësohet të ketë thënë ai kur ka marrë vesh lajmin. “Ishte nusja e djalit që ia dha këtë lajm të mrekullueshëm në telefon.
“Ende shpresoja për të, dhe pse kishte kaluar kohë e gjatë. Ajo më mori në telefon dhe më tha Davide është mirë”-u shpreh ai ndër të tjera. Pecorelli ishte zhdukur pa gjurmë në Pukë, ku edhe makina e marrë me qira u gjet e djegur. Rigjetja e tij vjen me shumë mistere, teksa ngjarjet kanë marrë një kthesë të pashpjegueshme.