Një nga lideret e opozitës bjellorusë, Maria Kalesnikova, 38 vjeç, është rrëmbyer në Minsk. Kështu informon gazeta BILD.
Këshilli i Opozitës Bjelloruse tha se ajo është rrëmbyer. Kurse policia tha se po kontrollon nëse Kalesnikova është rrëmbyer.
Ajo u rrëmbye nga persona me të zeza përpara Muzeut Kombëtar të Artit. Sipas dëshmitarëve, atë e mori një furgon me mbishkrimin ‘Komunikacioni’.
Kalesnikova ishte kthyer në simbol të protestave më Minsk. Në një koment të publikuar në gazetën BILD, ajo shkruante: “Ne do të vazhdojmë derisa Lukashenko ta kuptojë se NUK është më president i vendit tonë”.
“Kam jetuar në Shtutgart për 12 vite dhe kam mësuar se ç’do të thotë të kesh liri. E di se si njerëzit flasin lirshëm pa u arrestuar”.
“Këtu në Bjellorusi, shumë njerëz janë të frikësuar. Ne do e tejkalojmë këtë frikë përgjithmonë”.