Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon nga PD që të mos ndërhyjë në përballjen e tij me Blinken, dhe shton se forca politike që ai ka drejtuar duhet të kërkojë prova dhe fakte, që të vërtetojnë akuzat që sekretari Blinken ka bërë ndaj tij.
I pyetur nga gazetarët nëse i druhet mundësisë që KQZ ti heqë mandatin, duke iu referuar ligjit të dekriminalizmit, Berisha tha se kjo nuk mund të ndodhë, pasi do të ishte shkelje e Kushtetutës.
A do të futesh si një deputet i pavarur në Kuvend?
Berisha: Në parlament do futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë, çdo vendimi që zgjedh diktatin, unë do i përgjigjem në aleancë me çdo demokrat dhe çdo shqiptar.
Unë kërkoj nga PD që të mos angazhohet në këtë betejë, PD dhe çdokush ka një detyrë, të kërkojë fakte, prova dhe dokumenta, dhe në mungesë të tyre të mos pranojë diktatin, se më pas diktati të çon te bari. Unë nuk po mbroj veten time, por disa parime jetike për çdo shtet të lirë.
A ke frikë se KQZ do të të heqë mandatin?
Berisha: Nuk i druhem fare, KQZ është e detyruar që të zbatojë Kushtetutën, edhe pse Kushtetuta këtu shkelet përditë, siç ishte rasti që unë denoncova marrëveshjen mes Delina Ficos, dhe Llagamit.
Edhe njëherë dua të them këtu, nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD-së, irritimi i saj për daljen time në një televizion të Kosovës në të cilën unë shpreha ato që i kam thënë para jush, për multimiliarderin Soros, ku unë nuk sulmova, shpreha rezervat e mija por nuk fyeva askënd.
Është shumë e njohur që Palmer ka qenë një nga nxitësit e projektit për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe me këtë rast dua ti them që zëri im do të trefishohet në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, pa pasur monopole, kjo nuk mund të ndryshohet nga asnjëlloj presioni.
(E.K/Faxweb.al)