Ka pasur debate të shumta në Komisionin për Politikën e Jashtme, teksa po diskutohet lidhur me projektrezolutën e PS-së për financimet e huaja në fushatat zgjedhore.
Pasi tha se kjo rezolutë ishte e mbushur me gabime në përkthim, dhe linte shumë për të dëshiruar, Ditmir Bushati ka shkuar dhe më tej me konstatimet e tij.
Ai tha se Shqipëria nuk mund të jetë në kushtet që të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në politikën e brendshme, sa kohë që këtë nuk e ka bërë asnjë shtet i zhvilluar.
Bushati këmbënguli se një rezolutë e tillë për ndërhyrjet e jashtme duhet të konsultohet me NATO-n, pasi Shqipëria nuk mund të veprojë me kokën e saj.
“Mos ta fusim veten në ujëra të trubullta, nuk ka parlament që të jetë marrë me emra shtetesh, që prej vendosjes së sistemeve demokratike, ishte nëjsoj si ne ti shpallnim luftë një vendi. Supozojmë që ne jemi përballë një kërcënimi, që nuk e identifikokan një mal me dokumente që janë në bankën kombëtare të të dhënave, pse nuk shkojmë te strategjia e sigurisë kombëtare, që na orienton si të mbrojmë sigurinë kombëtarë.
Nuk ka vend në botë që të sulmojë emra shtetesh të caktuara, jo më larg se dje fqinji ynë Greqia, e quajti Rusinë një partner strategjik për të gjithë rajonin e Europës Juglindore. Folët për linzimin, dhe tha zoti Balla se shprehim vullnetin tonë për tu afruar me BE, më vjen keq që tiu them po këto nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, si një nxënës i mirë që kam qenë më duhet tiua them këtë.
Jemi ne këtu që kemi çuar tekst në BE dhe OSBE për paketën antishpifje. Por supozojmë se e miratuam këtë: jam Edi Rama kryeministër, cfarë objektivash dhe cfarë detyrash ka këtu që nuk i kam bërë? Cfarë nuk kemi bërë deri më sot, shefi i SHISH apo drejtor i AKEP.
Të kemi një analizë paraprake dhe këtë s’e bëjmë dot mbi opinione personale. Këtë gjë mund ta bëjmë duke u nisur nga interesi ynë kombëtar. Duhet ta bëjmë këtë bazuar mbi analizën e informacionin e qeverisë. Në fund themi jemi apo s’jemi dakord. Edhe ata në parlamentin evropian e kanë bërë pasi kanë bërë 15 dokumente me punë ndër vite.
Do ja lejojmë ne brezave që do të vijnë të tallen me ne, kjo nuk është një lojë PS PD. Rreziku më i madh për vendin është krimi dhe korrupsioni, krimi kibernetik dhe ndërhyrjet e huaja janë rreziqet numër tre ose numër katër në listë, me këtë rezolutë nuk mund të rregullojmë asgjë. Zonja Kodheli as nuk po bëj propagandë, jemi vend anëtar i NATOs nuk jemi dordolecë, e kam të nevojshme që ta them këtë. Nuk mund të diskutojmë një rezolutë për sigurinë pa pasur më parë një mendim nga NATO.
Edhe ju e dini shumë mirë si ish-ministre, dy vjet donit të lëviznit nga një vend në një vend tjetër, sepse jemi vend anëtar Nato-s, sepse në ministri kishte një server që donte shumë kujdes. Nëse doni ta bëni bëjeni. Nëse juve unë ju bezdis me këto që them bëjeni. Por duhet të kemi qasje me strategjinë kombëtare ”, u shpreh Bushati në fjalën e tij.
Në fundin e diskutimeve në Komisionin e Politikës së Jashtme, dhe pavarësisht kontestimeve të Bushatit dhe Ralf Gjonit, me shumicë votash u vendos që rezoluta të votohej pro në parim.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post