Pas shumë batutash mbrëmjen e djeshme i ftuar në në “Xing me Ermalin” ish-banori i “Big Brother 7”, Valer Kolnikaj nuk është larguar pa na bërë një surprizë të bukur.
Valeri ka dhënë lajmin e bukur se bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël dhe se shumë shpejtë ai do të bëhet baba për herë të dytë.
Valeri dhe Madalena u njohën 8 vite më parë nga miq të afërm të të dyve dhe shumë shpejt e kuptuan që ishin për njëri-tjetrin.
Ata janë aktualisht prindër të një djali dhe priten të bekohen me një të dytë. Ndërkohë që kujtojmë se Valeri është një figurë e famshme që pas pjesëmarrjes së tij në shown televiziv “Big Brother 7”, kohë pas të cilës ai ka qenë vazhdimisht aktiv në media.