Ambientalisti Sazan Guri, pjesë e protestës së banorëve të Astirit është paralajmëruar në mënyrë jozyrtare nga ana e policisë së Tiranës, që të heqë dorë nga kjo kauzë, ndryshe do ta pësojë.
Guri tregon se në sy të gruas së tij, drejtori i policisë së Tiranës i ka dërguar fjalë që të mos përzihet më në protestën e banorëve të Astirit.
“U mendova gjithe naten, ta them a mos ta them?!?!
Mbasi me thiren dje pasdite ne Komisariatin nr. 6 Kombinat, vone nga ora 22, sapo dola me zonjen time nga Teatri me drame XHELATI, nje Drejtues (vete XHELATI) i Larte i Policise se Tiranes, me dergon fjale (ne sy te gruas), me nje mik shtepie si lajmes, QE NESE SHKON PRAP TE PROTESTA E BANOREVE TE UNAZES DO TA BEJME 500 COPA.
Sigurisht, nuk jam pjese e hallit te banoreve, por jam pjese e se drejtes publike te ata sot, dhe te kushdo qofte neser, ndaj e bera lajmin publik. SG”, shkruan Guri në rrjetet sociale.
Ndërkohë që në një postim të mëtejshëm ai shkruan: Dhe pasi, Pastori ne nje lagje ne Amerike foli e foli, dikush nga grupi i gangstereve iu drejtua dhe i tha: “do te bej 400 copa”(100 copa me pak se ky i Tiranes). Me bej i tha pastori, por: “CDO COPE E SAJ DO TE DOJE ME TEPER”. Keshtu edhe une me drejtuesin e policise, sepse fajin e ka pushteti, qeveriu, shteti, dhe ne qe pjellim keto pushtete……
Ndaj c’duhet te bejme, me like apo me kushtrime…….SG
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post