20:29 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do të çoj në gjyq për dëmtim imazhi”, gazetarja reagon ndaj Egla Harxhit: Po ku e di zonjëza intelektuhale ç’është familja

08:51 | 25/08/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do të çoj në gjyq për dëmtim imazhi”, gazetarja reagon ndaj Egla Harxhit: Po ku e di zonjëza intelektuhale ç’është familja

Ende vazhdon debati mes gazetares Dasara Karaiskaj dhe ish-miss-it Egla Harxhit.  Por së fundmi ka reaguar vetë gazetarja e cila thekson se nuk habiet që Egla Harxhi t’a çojë në gjyq dhe t’i marrë shumën e parave që mezi e fiton ç’do ditë me mund dhe sakrificë për të rritur fëmijen dhe për të mbajtur familjen.  

“Nuk habitem qe zonjeza intelektuhale kerkon te me coje ne gjyq, te me marri shumen e parave qe mezi e fitoj c’do dite me mund dhe sakrifice per te rritur femijen tim dhe mbajtur familjen. Po ku e di zonjeza intelektuhale c’eshte familja?”, shkruan Dasara.

Sjellim në vëmendje  që debati mes tyre ka filluar pasi Egla Harxhi  u shfaq në ekranin shqiptar jo me 1, por me 2 partnerë, me të cilët tregoi se do të ketë edhe një fëmijë.

Gazetarja pas kësaj inteviste u shpreh se kjo është një shthurrje dhe asgjë më tepër.  “Egla Harxhi është ajo miss-i që e harruan të gjithë kur ishte miss, por që çuditi dynjanë me shthurjet e saj, ka dalë dhe topless bashkë me të dashurën e saj, e cila u shpreh para pak kohësh që nuk i pëlqen të dalë në kamera. Do ta ketë detyruar Egla: “Dil aty se të griva, se kam hall të ekzistoj edhe unë në treg”. Në momentin që ke zgjedhur t’i vësh fëmijës emrin Luçifer, në momentin që të pëlqen të flesh e të ngrihesh treshe, në momentin që deklaron se komshinjtë çuditen nga ulërimat kur ju bëni seks, çfarë e dallon këtu një njeri normal dhe shthurjen? Sigurisht do më gjykojnë njerëzit, por nuk më plas fare, shthurje është”, u shpreh gazetarja.  

Por pas kësaj nuk mungoi edhe reagimi i vetë ish-missit duke i theksuar se do ta çojë në gjyq Dasara Karaiskajn. 

“Mos më keqkupto këtu me varfërinë materiale. Shoh që nuk paske dëgjuar për Simone de Beauvoir që ka luftuar për lirinë e femrës dhe shprehjen seksuale, nuk paske dëgjuar për revolucionin seksual, as për Brigitte Bardot, e cila ishte e para që doli topless në Saint Tropez.

Vajzë e varfër, si ka mundësi që ty nuk të shokon fakti që ka femra që lahen me ferexhe në plazhet tona, kur në Kushtetutën e Shqipërisë përcaktohet se jemi një shtet laik dhe nuk ke të drejtë të shfaqësh shenja fetare në publik dhe nuk thuhet asgjë mbi të bërit plazh topless?
Ky popull ka nevojë të dalë nga ndrydhja psikike e frustrimit seksual dhe jo të dëgjojë komente nga gazetare si puna jote. Nëse do ishe gazetare e lexuar dhe e kulturuar nuk do të të bënte përshtypje shprehja jonë e lirisë.
Ti je kaq frikacake sa flet për mua në një emision pa qenë unë aty dhe pa më dhënë mundësinë e të krijuarit të një debati me argumente. Fakti që ti shpif duke thënë se partneren time e paskam detyruar unë të dalë në televizion, ndërkohë që ne jetojmë të lirë dhe marrim mendimin e njëri-tjetrit për çdo gjë, më detyron të marr një vendim: të të çoj në gjyq për shpifje dhe dëmtim imazhi”, u shpreh ajo.   (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: dasara karaiskajdebatiegla harxhifamilja
Pas

Ambasadorja që ka “lexuar” filozofi, karriera e Sakiqit dhe mohimi i raportit të Policisë Holandeze

Para

Skënderbeu shkruan historinë, sot mëson kundërshtarët e grupit. Si do pasurohet arka e klubit

Para
Skënderbeu shkruan historinë, sot mëson kundërshtarët e grupit. Si do pasurohet arka e klubit

Skënderbeu shkruan historinë, sot mëson kundërshtarët e grupit. Si do pasurohet arka e klubit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

Politico: Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

Trump kërcënon Kaliforninë me ndërprerje fondesh pas pjesëmarrjes së sportistes transgjinore në garat e femrave

Hetime për krime zgjedhore në Elbasan/ Kontrolle në banesën e një biznesmeni, gjenden para

Kërcënim global për shëndetin, epidemitë rikthehen për shkak të rënies së programeve të vaksinimit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.