Presidenti i SHBA Joe Biden ka theksuar nevojën për të shmangur një luftë në shkallë të gjerë në Lindjen e Mesme, teksa rajoni po përballet me mundësinë e një përshkallëzimi mes Izraelit dhe Libanit. Duke folur me gazetarët në një bazë të forcave ajrore në Delaëare, Biden u shpreh se ai do të fliste së shpejti me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Ky i fundit ndodhej në New York ku mbajti një fjalim të fuqishëm para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nga ku theksoi se Izraeli do të luftojë “për mbijetesën e tij”.
“Unë do t’ju njoftoj se çfarë do t’i them kur të flas me të,” u shpreh Biden, duke mos zbuluar se çfarë planifikon të diskutojë me Netanyahun. I pyetur nëse ishte e mundur të shmangej një konflikt i gjerë në rajon Biden u shpreh i bindur se lufta duhet të shmanget me çdo kusht.
“Duhet të shmanget, vërtet duhet të shmanget”, u shpreh presidenti amerikan.