Shqipëria emetoi një Eurobond me vlerë 650 milion euro pasditen e së martës në bursën e Londrës, i cili do të shkojë për të mbuluar borxhin e vjetër pjesërisht, por edhe për të mbuluar nevojat e reja për financim, sidomos në një kohë që ekonomia dhe financat e vendit kanë kaluar krizën e tërmetit të fundvitit të kaluar dhe atë aktuale me Covid-19.
Pas miratimit të këtij borxhi, në mediet sociale ka pasur reagime të shumta në lidhje me menaxhimin e parave si dhe me shlyerjen e borxheve që vazhdimisht ka marrë qeveria.
Gazetari Vehap Kola një shënim në mediet sociale, shkruan se nëse dje Shqipëria ishte e sëmurë, so ajo ndodhet në reanimacion dhe nuk do të rritet, të ecë para, apo të pasurohet deri sat ë shlyejë borxhet.
Kola shkruan se “Qysh dje ekonomia jonë e rrënuar plotësisht do të ketë një detyrë më shumë: të punojë edhe për të shlyer interesat dhe principalin e atij borxhi të panevojshëm dhe të papërballueshëm.”
Sipas gazetarit “të gjitha ato para do të kalojnë direkt në trajsat e konçesioneve oligarkike, në tenderat fiktivë e “sekretë” dhe në ahengjet e zyrave shtetërore me shërbime SPA.”
Postimi i plotë
Tregjet i besuan edhe Greqisë që e shpunë në humnerë. Sepse tregjet nuk janë pazare të gjësë së gjallë, por institucione financiare me mekanizma garancie aq të forta sa nesër të shesin gjysmën e territorit për të të marrë mbrapsht borxhin.
Fakti që të dhanë borxh nuk e shëndosh ekonominë, as Shqipërinë. Sepse falimentojnë pikërisht ata që marrin borxh, jo ata që nuk marrin. Prandaj, nëse deri dje ishim të sëmurë, qysh dje ne jemi në reanimacion dhe Shqipëria nuk rritet, nuk ec përpara dhe nuk pasurohet derisa të shlyejë borxhet që ti more për salltanetet e tua.
Qysh dje ekonomia jonë e rrënuar plotësisht do të ketë një detyrë më shumë: të punojë edhe për të shlyer interesat dhe principalin e atij borxhi të panevojshëm dhe të papërballueshëm.
Dhe këtë do ta bëjë krejtësisht e vetmuar, me të njëjtat mundësi e kapacitete, nëse edhe këto që i kanë mbetur nuk do t’ia rrënojë.
Sepse të gjitha ato para do të kalojnë direkt në trajsat e konçesioneve oligarkike, në tenderat fiktivë e “sekretë” dhe në ahengjet e zyrave shtetërore me shërbime SPA.
Të gjitha këto shpenzime pa asnjë bereqet, sepse nuk përmirësojnë infrastrukturën e mbetur në vend prej 7 vitesh, as nuk lehtësojnë ristrukturimin e ekonomisë se monopolizuar nga oligarkia. Do të hamë me lugë floriri.