22:24 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Do të hetojnë dosjen “184”, prokurorët në Dibër zihen ngushtë: Pse mendoni se ne jemi të paaftë…

19:38 | 04/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria e Dibrës regjistron dosjen “184”,  prokurorët zgjidhen në shtator

Pak ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën për dosjen “184”, duke e dërguar atë në institucionin e akzuzës në Dibër.

Prokurorët e kësaj dosje do të jenë Rifat Kojku dhe Belina Zeneli, ata janë zgjedhur nga drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Cani.

Ndërkaq ditën e sotme gazetari i Fax News, Enver Doçi ka takuar dy prokurorët që disponojnë dosjen 184 të Dibrës. Doçi zbulon se takimi me Prokurorët e Dibrës u zhvillua në përpara ambinteve të Prokurorisë.

E pyetur nga gazetari se si do veprojë me dosjen 184, prokurorja Belina Zeneli është shprehur se  “pse si mendoni ju se ne jemi të paaftë për ta shqyrtuar këtë dosje?”- duke mos dhënë asnjë prononcim.

Ndërkaq, prokurori Rifat Kojku, i pyetur: “se kë person të implikuar në këtë dosje do të thirrni më parë në Prokurorinë e Dibrës ,Damian Gjiknurin, Ulsi Manjen apo ju keni ndonje emër konkret se kë do thirrni të parin?” Kojku vetëm ka buzëqeshur dhe është shprehur “se ne nuk e kemi vendosur akoma se cilin do marrim të parin në pyetje.”

Kujtojmë se dosja iu dërgua për kompetencë Prokurorisë së Dibrës nga Prokuroria e Përgjithshme pasi u ndryshua vepra penale dhe nuk kishim të bënim me “bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” .

Në dosje janë të përfshirë eksponent të PS, ku një prej tyre është dhe Arben Keshi, kushëri i Esmeralda Canit.

Për shkak të përfshirjes të Arben Keshit në dosje, Esmeralda Cani nuk mund të ishte pjesë e shortit për marrjen në dorë hetimeve.

Për shkak të rrugëtimit të gjatë të dosjes 184, janë shkaktuar dhe përplasje të forta politike, ku opozita akuzon mazhorancën se përdor prokurorët për të zvarritur zbardhjen e plotë të hetimeve për dosjen 184.

Hetimi për zgjedhjet në Dibër, nisi nga Gentian Trenova, Prokuror i Krimeve të Rënda, por ai u shkarkua nga vettingu. Më pas dosja i kaloi prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho i cili shpalli moskopetencën. Pas gjithë këtij, rrugëtimi, kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi transferimin e saj ne Diber.

Kjo lëvizje ngriti pikëpyetje të mëdha, pasi sipas opozitës, “Prokuroria në Dibër nuk i ka kapacitetet për të hetuar një dosje me rëndësi aq të lartë, ndërsa theksoi se kjo është një tentativë për varrosjen e kësaj dosjeje përpra krijimit të SPAK”.(Lexo këtu)

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Belina Zenelidosja 184esmeralda caniRifat Kojku
Pas

Familja e Butrint Imerit në zi, humbin personin e tyre të dashur

Para

Trupi i shqiptarit qëndroi për një muaj në Serbi, rrëfimi për vdekjen e 41-vjeçarit

Para
Trupi i shqiptarit qëndroi për një muaj në Serbi, rrëfimi për vdekjen e 41-vjeçarit

Trupi i shqiptarit qëndroi për një muaj në Serbi, rrëfimi për vdekjen e 41-vjeçarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kosovë/ Dy policë përfundojnë dëshminë për rastin ‘Banjska’

“Historia nuk mohohet por futbollin lëreni të qetë’, Gazetari Lundra: Shqipëria tregoi dinjitet dhe maturi, fitojmë në Letoni”

Diplomati Topollaj: Putinit çdo ditë i shtohet ideja e çmendur për të sunduar botën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.