Ndonëse Byroja Kombëtare e Hetimit pritet që të sjellë rezultatet e shumëpritura në fushën e drejtësisë dhe hetuesit e BKH i janë nënshtruar një serie testesh fizike dhe mendore për të qenë pjesë e kësaj strukture hetimore, ata janë suprizuar kur kanë zbuluar se sa do të paguhen, ndonëse hetojnë miliona eurot e zyrtarëve.
Një denoncim ka mbërritur në adresë të Faxweb.al, ku sipas një projektligji dorëzuar në Kuvend, paga e oficerit të policisë gjyqësore të Byrorë Kombëtare të Hetimit, është 20 përqind më e lartë, llogaritur mbi pagën bruto të një oficeri të thjeshtë.
Sipas denoncuesit thuhet se një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të marrë 1.2 mln lekë të vjetra rrogë.
Ajo që bie në sy është fakti se ndonëse këta hetues, të cilët me ligjin e ri pas ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi dhe mbajnë barrën më të rëndë në kryerjen e procedurave hetimore, ndaj zyrtarëve me mënyra specifike të hetimit e nga ana tjetër u është hequr e drejta për të bërë karrierë duke mos u lejuar më që pas disa vitesh punë të mund të bëhen prokurorë, kanë një rrogë qesharake.
Ja çfarë parashikon projektligji në fjalë:
(B.B/ Faxweb.al)