Genc Sejko, i njohur ndryshe si “njeriu i memeve”, thirrësi i protestës së Diasporës, të cilit ju refuzua nga policia që të zhvillojë një protestë përballë kryeministrisë u shpreh protesta do të zhvillohet, dhe sipas tij do të jetë një protestë paqësore qytetare.
Për sa i përket ndalimit të protestës nga policia Sejko u shpreh se kjo është një formë presioni ndaj qyetarëve që duan ti bashkohen protestës.
“Më shumë se frikë ndaj nesh, është një presion ndaj të tjerëve. Kjo nuk është protesta ime, por e shumë shqiptarëve të Diasporës. Përgjegjës në mënyrë zyrtare jam unë. Duke na bërë presion neve u thotë të tjerëve mos shkoni në protestë që nuk ka leje. Çdo eksepert ligjor që kemi pyetur na ka garantuar që kjo është një protestë kryekëput e drejtë.”- deklaroi Sejko.
Sejko u përgjigj dhe për deklaratën e deputetit të PS-së Taulant Balla i cili u shpreh se po të ishte ftuar në protestën e Diasporës do të ishte bashkuar. Sejko e cilësoi këtë deklaratë si një një teatër absurd të qeverisjes së tyre.
“Është Teatri absurdit. Partia Socialiste është pjesë e sistemit. Nëse nuk do të ishte PS, kundër kujt do të protestonim. Ngjan me atë të Ramës, që u shpreh se do të doja të isha protestues me studentët. Para se t’u bashkohet protestave, ftoj PS të zbresë në terren dhe të kontribuojë më mirë për qeverisjen e vendit.”- tha Sejko.
Sejko deklaroi se protesta është thirrur para protestës së studentëve, por sipas tij ato i frymëzuan edhe më shumë nga nisma që ato morën, pasi po ndërgjesohen se 8 kërkesat nuk janë të mjaftueshme.
“Protesta është e të gjithë shqiptarëve e kemi thirrur ne shqiptarët e diasporës, para fillimit të protestës së studentëve bazuar në tre pika korrupsionin, kriminalitetin dhe arrogancën qeverisë. Ideja e protestës në vetvete ndryshoi me protestën e studentëve, banorëve të Astirit apo protestën e Teatrit. Misioni jonë ka marrë një dimension tjetër nga një protestë me tre pika të jetë dhe më e gjerë. Kemi kontaktuar me banorët e Astrit dhe më të tjerë. Kemi gjetur shiqptarë që janë ta gatshëm dhe kudo që kemi shkuar kemi gjetur një frymë bashkëpunimi. Ndoshta vjen nga fakti që ne nuk jemi faktor këtu, pasi e kemi lidhur jetën diku tjetër. Ne vijmë të japim një kontribut dhe kjo është festa më e madhe do të ishte, të bëjmë bashkë shqiptarët dhe ti japin një sinjal pushtetit që gjërat nuk janë aq mirë sa ato thonë.
Ajo që na ka frymzuar më shumë nuk është nisma që morëm, por që shohim tani që një grup studentësh po ndërgjegjsohen duke thënë se 8 kërkesat nuk janë të mjaftueshme. Duhet të ngremë shqetësimet tona. Shohim studentë më të pjekur nga perceptimi që ishte krijuar për to.
Presidentin e falenderojmë për mbështetjen, por na duhet garancia e presidentit që të bëhet garant ndaj kësaj të drejtë kushtetuese. Protesta është e hapur për këdo. Fatkeqsisht e shohim opozitën si pjesë të problemit.”- u shpreh Sejko.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post