18:48 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Do të jetë një ceremoni madhështore, Rama dhe Thaçi të pranishëm në inaugurimin e Erdoganit

11:58 | 09/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Do të jetë një ceremoni madhështore, Rama dhe Thaçi të pranishëm në inaugurimin e Erdoganit

Ceremonia që do të zhvillohet në rezidencën presidenciale të Turqisë pas ceremonisë së betimit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan në parlament, do të jetë një prej ceremonive kryesore në botë nga pikëpamja e llojit dhe numrit të pjesëmarrësve, shkruan Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale me 26 milionë e 33 mijë e 823 vota fillimisht do të bëjë betimin në Parlamentin e Turqisë dhe më pas do të vizitojë mauzoleun e Kemal Ataturk-ut (Anıtkabir), ndërsa më pas ai do të pritet në rezidencën presidenciale nën shoqërimin e njësive të kalorësve dhe himneve “mehter”.

Gjatë hyrjes së Erdoğan në rezidencë do të kryhen 101 të shtëna me top, gjithashtu do të kryhen edhe nga 101 të shtëna në bazat ushtarake të komandave ajrore, tokësore dhe detare.

Ceremonia që do të zhvillohet në rezidencën presidenciale nga pikëpamja e llojit të saj dhe numrit të pjesëmarrësve do të jetë një prej ceremonive më të rëndësishme presidenciale në botë.

Po ashtu në ceremoninë ku do të ketë një pjesëmarrje me afërsisht 10 mijë njerëz, theksohet se janë ftuar edhe qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë si mësues, punonjës zjarrfikës, kryepleq, tregtarë, minatorë dhe dentistë.

Ndërkohë që bëhet e ditur se në ceremoninë ku do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit shpirtërorë të bashkësive fetare do të jenë të gatshëm të veshur me uniformat e tyre tradicionale edhe Orkestra Simfonike Presidenciale, Kori i Muzikës Klasike Turke të Presidencës, Armonia muzikale e Forcave të Armatosura Turke (TSK), Ekipi Mehteran dhe Njësia Historike e TSK-së.

Ndër të tjera, të ftuarve do t’i dhurohen edhe monedha prej 1 lira të shtypura posaçërisht të cilat nga në njërën anë do të jetë rezidenca presidenciale dhe në anën tjetër pamje në lidhje me ceremoninë, ku theksohet se një pjesë e këtyre parave speciale do të futen në qarkullim. Përveç kësaj, në ditën e ceremonisë do të shtypen edhe pulla speciale.

Në darkën që do të shtrohet për nder të të ftuarve do të jenë të pranishëm miqtë e veçantë të presidentit Erdoğan, si ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder, lideri i lëvizjes Nahda të Tunizisë Rashid Gannushi dhe të tjerë.

Në mesin e pjesëmarrësve të ceremonisë do të jenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjithashtu në ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësues politikë dhe fetarë të komuniteteve bashkatdhetare dhe të afërm nga Ballkani, Kaukazi dhe Azia e Mesme.

 

Pas

Krismat në Dhërmi, gazetarja: Nuk e ka fajin Jugu, jeni ju që e sillni llumin e Bllokut aty, dhe hapeni…

Para

Nuk ia del të ‘bindë’ opozitën për të kaluar projektligjin në Kuvend, Rama ndërron mendje. Ç’vendim mori

Para
Rama “fshihet” pas ambasadorit Lu: Po të ishte e vërtetë, ai do kishte folur…

Nuk ia del të 'bindë' opozitën për të kaluar projektligjin në Kuvend, Rama ndërron mendje. Ç'vendim mori

Discussion about this post

 



Të Fundit

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

Fëmijë i rrëmbyer dhe i fshehur në Spanjë për 11 vjet, nëna e tij arrestohet

Vetëm një vend përjashtohet, hyn në fuqi vendimi i Trump për dyfishimin e alumint dhe çelikut

Trazirat në burgun Xhenovës, dhjetëra të Plagosur dhe qeli të shkatërruara

Rutte: NATO mbështet plotësisht përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

“Saunders” dhe “Practica”, fituese për modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë

Rusia akuzon Ukrainën për “sulm terrorist”

Zbulohen tre bomba të Luftës së Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë njerëz në Këln

Itali/ Zjarr në Fakultetin e Bujqësisë “Unitus”, në zonën e Riello-s, komandanti i brigadës së zjarrfikësve, Mauro Caprarelli: Zjarri është shuar pothuajse plotësisht, po shuajmë vatrën e fundit

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.