13:11 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do të ketë marrëveshje me patjetër”, Mërtiri: Cilat janë kushtet dhe kriteret që do kërkohen

13:15 | 12/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Veliaj ka një gjë ndryshe nga Rama”, Ergys Mërtiri: Në PS atë e shohin si zgjidhje

“Pushteti vendoset nga raporti i forcave, tripolariteti është një mënyrë për të fshehur polaritetin. Ky (Rama() po përpiqet t’i shndërrojë partitë në grimca, është një projekt i Ramës që do të shkatërrojë opozitën”, deklaroi sociologu i njohur Ergys Mërtiri në studion e lajmeve të Fax News.

Ai tha se Kryeministri Edi Rama po përpiqet të arrijë planin e tij për të uzurpuar të gjitha institucionet pëermes kapjes së të gjitha institucioneve.

“Çdo lider kërkon pushtet pa fund, por është tjetër gjë kur e ke dëshirë dhe kur e ke plan. Problemi është se ky e ka si objektiv ta ketë plan këtë gjë nëpërmjet uzurpimit të pushteteve dhe propagandës. Ai po përpiqet ti marrë të gjitha pushtetet në dorë dhe ky është një dëmtim i rëndë i demokracisë”.


Mërtiri  u pyet nga gazetarja Armela Ferko se çfarë e frenon këtë gjë?

“Ajo që e ka frenuar deri më tani ka qenë aksioni i opozitës. Të paktën djegia e mandateve arriti të mbrojë opozitën nga shkatërrimi. Dikush mund të jetë e dikush mund të mos jetë dakort me djegien e mandateve por kjo e rriti gravitetin e opozitës. Plani i Ramës me gjithë përpjekjet e tij ka hasur në një ngërç, njerëzit gjithnjë e më tepër janë grumbulluar rreth opozitës dhe i janë larguar atij”.

Po nga opozita, cilat janë rreziqet që vijnë prej saj duke marrë parasysh edhe reagimin e ndërkombëtarëve?

“Kjo është pjesëë e lojës së Ramës, për ta përjashtuar. Nuk e di çfarë qëndrimesh do të mbajnë ndërkombëtar, mbase mund të ketë një përpjekje për t’i ulur palët në tavolinë. Por unë besoj se Basha nuk ka më një arsye për t’u ulur si më 17 Maj me Ramën. Domosdoshmërisht Basha do të shkojë drejt një pikëpamje ku aktorët që do të merren me zgjidhjen e krizës do të jenë më të gjërë, ku do të kërkohen disa kushte dhe kritere për një marrëveshje. Fundi i kësaj do të jetë patjetër me një marrëveshje, nuk dilet vetëm me “fituam ne do të shkojmë në pushtet”. Do të ketë seszbën një marrëveshje. Kjo do të arrihet përmes një pjesmarrjeje të gjerë dhe jo mes dy personave. Sot kemi një lloj aleance të të gjitha forcave opozitare ku nuk bëjnë pjesë vetëm partitë që janë kundër qeverisë”.

A duhet të ketë një refklektim më të madh nga Basha duke marrë parasysh edhe zërat që bëjnë thirrje për ndryshimin e sitstemit zgjedhor?

“Basha ka folur me kohë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, por nuk ka prezantuar një platformë konkrete. Por kjo nuk duhet të ndodhi vetëm se ia shkrepi Bashës, por kërkohet që të ketë tryza dhe diskutime ku të shkohet drejt një konsensusi dhe jo drejt një platforme politike të PD-së. Nuk e di se si do të shkohet drejt zgjidhjes por mendoj se hapi i parë është qeveria, sepse ndeshesh me bërrierën e fuqishme të pushtetit që ka uzurpuar gjithçka. Përballë një sistemi të keq dhe mundësisë për të mos pasur fare një sistem, unë jam dakort që të ketë një system të keq”, tha Mërtiri.

Lufta me Presidentin e Republikës por edhe akuzat e këtij të fundit ndaj miliarderit Soros, si e formuloni?

“Rama e ka problemin me Metën sepse patën një betejë se kush do të dominojë në kohën kur ishin në koalicion. Rama pretendon se përmes reformës në drejtësi, Meta do të hyjë në burg, por nuk ka një akuzë konkrete dhe fakti që nuk ka, Rama jo vetëm po i hedh benzinë zjarrit por po I hedh një autobot të tërë benzine. Meta është në prag të shkarkimit, dhe kjo është një betejë në përmbushje të qëlliit të Ramës për shkatërrimin e LSI-së. Kjo është një betejë jo e ndershme dhe e rrezikshme”.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

KAS i vret ëndrrën Skënderbeut, publikohet vendimi tronditës

Para

Zhduket prej muajsh 19-vjeçarja, policia kërkon ndihmë për ta gjetur

Para
Zhduket prej muajsh 19-vjeçarja, policia kërkon ndihmë për ta gjetur

Zhduket prej muajsh 19-vjeçarja, policia kërkon ndihmë për ta gjetur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Goditet rrjeti i trafikut të drogës Shqipëri-Finlandë, SPAK arreston 9 persona, sekuestrohet drogë e automjete

Pas shpërthimit të vullkanit në malin Etna, turistët ikin me vrap

Operacioni i SPAK me autoritetet finlandeze/ Dumani: Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike

Përfundon ndërhyrja me dy helikopterë Cougar në zonën e Darzezës, nis kontrolli i territorit nga trupat tokësore (VIDEO)

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë

Sherr mes adoleshenteve në Tiranë! Gjashtë të mitura përplasen fizikisht me dy vajza të tjera

Programi për energjinë e rinovueshme, Kozeli: 8 mijë familje përfitojnë nga skemat e granteve

69.917 aplikime në skemën e mbështetjes në Bujqësi, AZHBR nis verifikimin e dosjeve

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

Alarm në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.