Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, ka folur për vizitat e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara.
“Mesazhi parë ishte përfundimi sa më parë i reformës në drejtësi, që ashtu si BE kërkojnë fillimin e zbatimit të reformës. Mesazhi i dytë ishte pjesëmarrja e gjithë aktorëve politikë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira”, u shpreh Bushati.
I pyetur nëse pas samitit në Bruksel që do të zhvillohet në fund të majit, do të ketë një takim midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit amerikan Donald Trump.
“Për pak javë do të shkojmë në një samit, që zhvillohet në Bruksel. Është herët të flitet për samitin dypalësh dhe takimin Rama- Trump. Por ky samit do të jetë një mundësi e mirë për takime me zyrtarë të tjerë”, u përgjigj ministri.
Ndër të tjera Bushati ka folur edhe për zgjedhjet në Francë, për të cilat ka shprehur hapur mbështetjen ndaj kandidatit Emmanuel Macron. Megjithatë, shpresojmë që Bushatit mos t’i ndodhë e njëjta situatë si Ramës në zgjedhjet presidenciale amerikane, kur kryeministri u shpreh kundër Trumpit dhe fitues doli pikërisht ai.
“Nuk kam qenë indiferent ndaj fushatës, meritojnë një lexim shumë të thelluar. Shpresoj që të kemi një rikthim të Francës në bashkë drejtimin e BE. Ka shumë vende që e kërkojnë këtë. Macron konsiderohet si zëri i shpresës me programin që ka paraqitur. Ndërsa një tërësi vendesh të BE janë kundër programit të Marine Le Pen”, deklaroi Bushati. (D.D/Shuplaka)