“Një njeri që ngre çdo gjë mbi ilegjitimitetin, tregon se kapja e sistemit nuk do të tolerohet. Protestqa e ditës së hënë do të jetë si çdo protestë tjetër, paqësore. Provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj nuk mund të pranojnë presionet dhe provokimet. Me 30 Qershor nuk ka pasur zgjedhje por votime”, deklaroi pak çaste më parë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Sipas saj, është më e rëndësishme të flitet për kapjen e shteti, varfërimin e shqiptarëve dhe taksat e larta se sa për zyrat e kryebashkiakëve, por shtoi se këta të fundit do t’i lirojnë vetëm pas zgjedhjeve të dekretuara nga presidenti me 13 Tetor.
“Kapja e shtetit dhe varfërimi i shqiptarëve është shumë e rëndësishme. T’ju japim taksa të ulëta, punë, është më e rëndësishme se karriget e kryetarëve të bashkive. Kemi një datë tjetër zgjedhjesh që është 13 Tetori dhe nuk kemi parë asnjë apelim nga mazhoranca për këtë datë në asnjë gjykatë”.
Ndërkohë sa i përket çështjes së kryebashkiakëve të cilët duhet të lirojnë zyrat pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Kryemadhi tha se do të ketë zhvillime të tjera shumë të rëndësishme dhe pozitive.
A do të shkoni në zgjedhjet e 13 Tetorit?
Kryemadhi: Nuk diskutojmë çështjen e zyrave, kryetarët do të jenë në krye të detyrës deri sa të zgjidhen kryebashkiakët në bazë të dekretit të presidentit