Dy të rinj shqiptarë janë vënë në ranga nga autoritetet italiane. Ata akuzohen për një seri vjedhjesh dhe tentativa grabitjesh në zonën e Alto Adige. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike nga mediat lokale.
Sipas asaj që mësohet, dy të rinjtë qëndronin në Verona. Ata u ndaluan teksa po tentonin të largoheshin nga Italia dhe të ktheheshin në Shqipëri.
Dy shqiptarët çdo ditë iknin nga Verona dhe shkonin në Alto Adigo, aty ku sistematikisht vidhnin apartamente. Të rinjtë ngjiteshin në ballkone, ulluqe ose tuba dhe thyenin dritaret. Sipas policisë ata janë autorë të 19 grabitjeve, ndërsa 14 të tjera kanë mbetur në tentativë.
Atyre u sekuestruan objekte me vlerë si ora, veshje, tableta, bizhuteri, mijëra euro si dhe mjetet që përdornin për të kryer grabitjet.