Ndodh shpesh që personazhe të njohur të surprizohen apo marrin propozime nga fansat e tyre. Kjo ka ndodhur edhe me reperen shqiptare Tayna.
E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” Tayna tregoi se një fans i saj rreth 45 vjeç i ka propozuar për martesë në backstage. Ajo shkon më tej teksa tregon se ai ishte serioz me propozimin e tij dhe se i kishte thënë se për të do linte edhe gruan.
Ermal Mamaqi: A ke patur fansa të zjarrtë që të kanë ardhur pas koncertit që të të bëjnë ndonjë dhuratë apo ndonjë skenë dashurie?
Tayna: Unë kam fansa të të gjitha moshave. Një herë më ka ardhur një burrë rreth 45 vjeç në backstage dhe donte të bënte foto. Unë isha shumë e lodhur se kisha tre koncerte atë natë dhe nuk isha në gjendje të mirë. Ai i tha sigurimit që donte t’më takonte patjetër. Unë edhe pse mund të jem e lodhur, kam qejf t’i respektoj ata që më përkrahin. Dhe pranova që ai burri të vinte dhe pasi bëmë foto më tha: Unë dua të martohem me ty, do të lë gruan për ty. Fillimisht mendova se po bënte shaka dhe fillova të qesh, por ai më tha se e kishte seriozisht. Unë i thash t’i po të duash ndahu nga gruaja, por do mbetesh pa asnjërën. Iku nga aty dhe kur dola unë në skenë bënte atmosferë