Ndërkohë që për shumë ditë me radhë është folur nëqoftëse Kendall Jenner është shtatzënë ose jo, është zbuluar së fundmi një detaj nga jetesa e saj.
Kendall Jenner jeton në një banesë që kushton 8.55 milionë dollarë . Shtëpia ndodhet në një zonë me siguri të lartë, ku kanë jetuar edhe yje si Christina Aguilera apo DJ Khaled. Siguria është një nga gjërat më të rëndësishme që ka kërkuar modelja, pas një eksperience vjedhjeje që pati në rezidencën e mëparshme.
Ashtu siç edhe shihet në fotot e mëposhtme kangjellat që rrethojnë pronën i mbajnë paparacët larg, kështu që Jenner do ketë mundësi ta shijojë shtëpinë e saj pa u shqetësuar. Përveç privatësisë që e karakterizon, shtëpia ka pesë dhoma gjumi, gjashtë banja, një kinema, një pishinë, SPA, fushë tenisi dhe një shesh lojrash (i cila do të jetë i përshtatshëm për të luajtur nipërit dhe mbesat e Jenner-it).