13:26 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do të mbaj në bagazh të makinës do ta thyej kokën” zbulohen detaje të reja për vrasësin e Vilson Tafçiut, u mor peng dy vite më parë

10:54 | 25/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Noel Dishi i dyshuar per vrasjen ne Astir del sot para gjykatës së Tiranës. Ndërkohë janë mësuar detaje të reja rreth dinamikës së ngjarjes dhe të shkuarës së autorit.

Mësohet se Noel Dishi u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës. Ai i mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja u kalua në prokurorinë Durrësit.

Dishi është marrë peng për të kërcënuar Vilsonin, pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi droge. Dishi u mor peng meqenese ishte shok i ngushtë me Vilsonin.

Nga salla e gjyqit ai deklaroi se u telefonua nga Vilson Noka Tafciu dhe e lanë të takoheshin te Artisti.

“Debatuam dhe Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe me shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar.’– u shpreh Dishi.

Ndërkohë pasi u vetëdorëzua në polici Dishi është shprehur se me Tafçiun kanë qenë miq, dhe njiheshin prej vitesh, ndërsa shkak për vrasjen është bërë një konflikt i çastit ku viktima e kishte sharë nga nëna.

Dishi ka treguar se sapo është kthyer nga Franca ku ka qenë dhe me Vilsonin, ka kërkuar që të takojë mikun e tij, por ky i fundit e ka ofenduar në drejtim të familjes së tij.

Autori i krimit shton se është shumë i penduar për vrasjen, ndërsa thotë se për disa ditë është fshehur në një hotel në zonën e Kavajës.

Ndërkohë që autori ka pranuar pa kurrfarë vështirësie që ai lëvizte gjithmonë me armë, edhe pse kjo në vendin tonë përbën shkelje ligjore.

Dyshohet se të dy të rinjtë të jenë përfshirë në trafikun e drogërave në Francë, dhe për këtë kishin vuajtur dhe disa vite dënim atje, dhe më pas ishin deportuar drejt Shqipërisë.

“Me Vilsonin ishim shoke prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova tek artisti për ta takuar. Nuk kam pasur si qëllim ta vras. Une lëvizja gjithmone me armë me vete. Kur e takova ai më shau nga nëna dhe motra. 

U ndjeva shumë i ofendur për shkak të maredhenies që kishim pasur. Une e kam marre ne shtepi nuk duhet ta thoshte kete gje, Vilsonin e kam pasur si të familjes. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qendruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer”, ka thënë i riu para policëve.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Noel Dishivilson tafciu
Pas

Vidhnin banesat e dëmtuara nga tërmeti, arrestohen dy persona

Para

“Për të bërë miting vijnë me helikoper”, banorët në Xhafzotaj ngrihen në protestë për rrugën e shkatërruar

Para
“Për të bërë miting vijnë me helikoper”, banorët në Xhafzotaj ngrihen në protestë për rrugën e shkatërruar

“Për të bërë miting vijnë me helikoper”, banorët në Xhafzotaj ngrihen në protestë për rrugën e shkatërruar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë | Finalizohet Operacioni “Informaliteti”, Bllokohet Një Karburant në Paskuqan

Berisha: Po Dokumentojmë Farsën Zgjedhore, Protestat Do Nisin Në Shqipëri dhe Jashtë Vendit

Tragjedi në Itali: 46-Vjeçari Ndërron Jetë Pas Përplasjes me Makinë

Berisha Publikon Dëshmi për Manipulimin e Votave të Diasporës: “Një Proces i Kontrolluar Fund e Krye”

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

Tiranë | Vodhi 10 Mijë Euro Dy Vite më Parë, Policia Arreston 42-Vjeçarin

Nis seanca gjyqësore për Ilir Metën,ky i fundit mungon në gjykatë

Dy Aksidente Shkaktojnë Kaos në Autostradën Tiranë-Durrës: 8 Automjete të Përfshira

11 Maji | Procesi i Rinumërimit në Tiranë: PD dhe PS Humbasin Më Shumë se 100 Vota Secila

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.