Gjatë takimit të përjavshëm me qytetarët duke promovuar platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar të gjithë pensionistëve të cilëve iu është përllogaritur pensioni gabim që t’i drejtohen platformës bashkëqeverisëse për të zgjidhur problemin e tyre.
Rama deklaroi se të gjithë pensionistët do t’i marrin lekët që iu janë mohuar.
“Ne jemi shumë të angazhuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë pensionistëve, që kanë nevojë për rillogaritjen e pensionit. E mira e kësaj pune është që pasi bëhet llogaritja e pensionit do vendoset pensioni në shumën e drejtë, merret gjithë diferenca lekë dore.
Kështu që të gjithë ato lekë të mohuara në disa vite vijnë menjëherë, dhe kjo e shlyen deri diku detyrimin moral të shtetit ndaj pensionistëve. I bëj thirrje të gjithë pensionistëve që kanë një problem, të mos mundohen të shkojnë në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, por t’i drejtohen platformës bashkëqeverisëse, pasi ne zgjidhim me shumë kënaqësi problemin e tyre”, tha Rama.
Discussion about this post