04:11 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Do të ndeshet për herë të parë në Shqipëri, Florian Marku për biletat: Të qahesh për 16 euro! Të ishte për mua hyja falas në ring

09:18 | 22/07/2022
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Do të ndeshet për herë të parë në Shqipëri, Florian Marku për biletat: Të qahesh për 16 euro! Të ishte për mua hyja falas në ring

Florian Marku do të boksojë më 25 gusht në stadiumin “Air Albania”, teksa do të tentojë që të sigurojë një tjetër brez WBC me duelin ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez. Boksieri shqiptar ka publikuar sot çmimet e biletave, teksa pret që stadiumi të mbushet plotësisht për këtë duel të veçantë.

Por ai është përballur edhe me ndonjë kritik që i ka cilësuar te shtrenjta biletat të cilat fillonin nga 16 euro. Marku nuk ka ngurruar të përgjigjet në një postim ku ka bërë të qartë se kostoja e një aktiviteti të këtilla përmasave, ishte shumë e madhe ndërsa çmimet ishin simbolike në krahasim me të, aq më shumë po të llogaritej se ishte eveniment historik për të cilin kishte luftuar shumë që të organizohej në vendin tonë.

“Mos të dukem gjë organizatori Boxxer ose SkySports unë? Unë menaxhohem nga dikush. A mendon se unë i vendos çmimet e biletave ose marr lekët e biletave? Kam bërë luftë për të ardhur këtë verë në Tiranë dhe ishte gati te prisheshe kontrata vetëm e vetëm për të ardhur e për t’u ndeshur në vendin tim! Me gjithë Zemër jam munduar sepse nuk kanë dashur ta bëjnë një organizim të tillë në Shqipëri. Jam munduar me Shpirt mbas 5 vitesh afërsisht të rikthehem në shtëpi. Biletat fillojnë nga 16 euro as ndeshjet e futbollit që zhvillohen çdo javë nuk e kanë atë çmim.

Të ishte për mua do doja të ndeshesha para 50.000 Shqiptarëve pa bileta, falas çdo gjë, për një titull Botëror, por më gjeni dikë që e organizon diçka të tillë edhe premtoj që do ndeshem për t’i bërë të gjithë Shqiptarët krenarë nëse: 

Organizatorët, Stadiumi, Televizionet, Këngëtarët, Ringu, Ndeshjet e tjera, Arbitrat, organizata WBC që unë do ndeshem, nuk duan pagesë, unë jam i pari që ndeshem edhe do futem në Ring pa asnjë lloj pagese vetëm e vetëm për t’i bërë krenarë të gjithë Shqiptarët kudo që janë neper Botë siç kam bërë kaq vite jashtë vendit tim. Por të flasësh mbas një kompjuteri edhe të qahesh për 16 euro për një ndeshje që s’ka ndodhur kurrë në historinë e Boksit Shqiptar ESHTE TURP”, ishte përgjigja e Florian Markut ndaj komentuesit.

Etiketa: boksFlorian Markundeshja
Pas

Pasuria marramendëse e Beyonce/ Nga rezidencat miliona dollarëshe dhe deri tek pronësia e ishullit në Bahamas

Para

Sëmundje e frikshme/ Pas një dekade raportohet një rast me poliomelit në New York

Para
Sëmundje e frikshme/ Pas një dekade raportohet një rast me poliomelit në New York

Sëmundje e frikshme/ Pas një dekade raportohet një rast me poliomelit në New York

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.