Kryeministri Edi Rama i ka akorudar tre medalje ambasadorit të Kosovës, Nait Hasani për ndihmën e menjëhershme që ofruan vendit pas tërmetit të 26 nëntorit, por edhe ndihma në ushqime për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Do të ndihmojmë me trupat tanë që të marrësh medaljet, se janë shumë”– i tha Rama ambasadorit të Kosovës, i cili u befasua.
“E ndjejmë që si komb duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ju falendroj shumë bashkarisht!”– u shpreh Hasani, gjatë ceremonisë.
Gjithashtu Rama dha medalje nderi për ambasadorin e Italisë, Francës, Izraelit, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Rumanisë, Turqisë, BE-së dhe SHBA-së.
Discussion about this post