Kishte shumë shpresë në fillim të vitit 2021: Vaksinat e Covid-19 sapo ishin shpërndarë, në horizont dukej përfundimi i pandemisë dhe fillimi i një realiteti të ri ekonomik. Entuziazmi ishte aq i lartë sa çmimet e sotshme. Në prag të nisjes së vitit 2022, ka akoma shenja pozitive se 2022 nuk do të jetë aq e errët. Ja 5 arsye pse 2022-shi pritet të jetë një vit pak më i mirë:
Vendet në zhvillim do të jenë të vaksinuara
Në vitin 2021, vaksinat e Covid-19 iu dhanë mbi 4 miliardë personave në të gjithë botën, shumica e të cilëve me dy ose tre doza. Por kjo ka nxitur dhe pabarazitë midis vendeve, ku qytetarët e një vendi të pasur kanë marrë vaksinën e tretë dhe në një vend të pa zhvilluar nuk kanë marre ende dozat e para. Në vitin 2022 kjo panoramë do të përmirësohet.
Nga Marsi, mbi 1 miliardë doza janë menduar të arrijnë në Afrikë, teorikisht, mjaftueshëm për të vaksinuar 70% të popullsisë.
Duke folur për vaksinat, vitin që vjen do të shohim për herë të parë vaksinën kundër malarias. Një sëmundje që vrau 627 mijë njerëz në vitin 2020. Moderna do te provojë gjithashtu krijimin e një vaksine kundër AIDS bazuar në të njëjtën teknologji të përdorur për vaksinën e Covid-19.
Do të shtohet energjia e rinovueshme në rrjet
Viti që vjen do të jetë viti kur elektriciteti i prodhuar nga burime të rinovueshme do të jetë në masën më të lartë ndonjëherë. Ferma më e madhe e energjisë solare do të nisë aktivitetin në Abu Dhabi. Gjithashtu është bërë një fushatë intensive për të ulur emetimet e karbonit. Pritet dhe shkëputja nga energjia bërthamore, por kjo me shumë mundësi do të shoqërohet me shumë debate.
Vendi më i madh në botë do të bëhet demokrat
Jo nuk po flasim për Kinën, por për Indinë. Në vitin 2022, India pritet të bëhet vendi më i populluar në botë, duke ja kaluar dhe Kinës. Demokracia e Indisë është nxirë për disa vite me radhë nga sulmet kundrejt minoriteteve dhe lirisë së fjalës, por përsëri është më afër demokracish se sa Kina.
Numri në rritje i popullsisë së Indisë, tregon gjithashtu një potencial ekonomik. Deri në vitin 2050, njerëzit që janë të aftë për punë do të shtohen me 199 milion, ndërkohë që në Kinë do të bie me 160 milion.
Ekonomitë më të zhvilluara do të rikthehen në normalitet
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia në vendet më të pasura të botës ra me 4.5%, por në vitin 2021 u rrit me 5.2%. Edhe pse me prezencën e variantit të Omicron, pritet që këto ekonomi dhe për vitin 2022 të rriten me 4.5%. Kjo shifër jo vetëm që rimëkëmb dëmin e 2020-s, pro i rikthen ato në vitin 2019, kur çdo gjë ishte në rregull.
Pamja nuk është shumë e qartë për vendet me te ardhura të përziera dhe të ulëta. Ndonëse ato ia dolën gjatë 2021-shit, nuk pritet t’a kalojnë plotësisht goditjen që morrën nga pandemia.
Programet ekonomike treguan që gjatë pandemisë, varfëria dhe shoku ekonomik u përballua më mirë nga se pritej.
Viti i Tigrit
Në kalendarin kinez, 2022-shi është viti i Tigrit, kur gjithashtu do të përfundojë programi 10- vjeçar që synonte dyfishimin e tigrave në shtetet aziatike. Nuk dihet nëse programi doja arrijë qëllimit, por progresi ka qenë i dukshëm. Vetëm 6 vitet e fundit, popullata e tigrave u rrit me 40%.
Ky program tregon përmirësim dhe në mbrojtjen e biodiveristetit në një kohë kur rreziku ndaj tij është i lartë/ Foreign Policy
Discussion about this post