15:22 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do të ndryshojnë gjërat po qemë bashkë të gjithë: Ju lutem mos ikni! Ju lutemi ejani!”

15:41 | 15/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do të ndryshojnë gjërat po qemë bashkë të gjithë: Ju lutem mos ikni! Ju lutemi ejani!”

Kleriku katolik dom Gjergj Meta ka bërë një reagim të fortë ndaj të rinjve që po ikin çdo ditë e më shumë nga vendi si dhe ndaj atyre që tashmë jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës, ku në një mënyrë lutëse u kërkon që të mos e braktisin vendin e tyre pavarësisht kushteve në të cilat ndodhen.

Kleriku shkruan se nuk duhen bërë djerr tokat dhe të shkreta bjeshkët apo shtëpitë të pabanuara e qytetët fantazma, por që të gjithë bashkë mund t’i ndryshojmë gjërat.

Reagimi i plotë:

Ju lutem mos ikni! Ju lutemi ejani!

E di se dikujt nuk i pelqen te degjoje perseri nga goja ime fjalet qe do them. Mund t’i duken të mërzitshme e bajate.

Por dua t’ju them nga thellësia e zemrës:
Mos ikni më nga Shqipëria! Ju lutem mos ikni! Mos t’i lejmë djerr tokat e shkret bjeshkët. Mos t’i lemë shtëpitë e pabanuara e qytetet fantazma. Mos të çrrënjosemi se nuk kemi ku ngulim rrënjë më. Këtu jemi dikushi e diku tjetër nuk jemi askushi. Në fund të fundit mos ta flakim tej historinë e familjeve e fiseve tona.

Edhe atyre që janë jashtë u them: ejani! Do të ndryshojnë gjërat po qemë bashkë të gjithë. Ne mund t’i ndryshojmë gjërat. Kthehuni e t’i banojmë edhe një herë fshatrat e qytezat tona. Keni punuar e po punoni. Ndër vite keni ndërtuar shtëpi këtu e tani i keni lënë bosh me ndonjë të moshuar brenda, por që nuk do të jetojë shumë. Kemi përgjegjësi për këtë vend e jo vetëm për vete e për familjet tona. Sa trishtim janë fshatrat tonë, lagjet e qytezat tona kur sheh se janë zbrazur apo me njerëz që duan të ikin.

Ta bëjmë Shqipërinë t’i gëzohet pranisë tonë si nëna fmijëve të saj.

Uroj më të mirat për ju të gjithë e i lutem Zotit për familjet tuaja! E shpresoj se do të tingëllojë sadopak në zemrat tuaja kjo fjalë.

Mbrëmje të bukur!

+ dom Gjergji

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: DOM GJERGJIgjergj meta
Pas

Zëri i Amerikës: BE, Franca gati të zhbllokojë hapjen e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin

Para

“Dje e kuptova në Gjermani, do flas së shpejti”, Vuçiç: Haradinaj kishte mbështetje ndërkombëtare për taksën

Para

"Dje e kuptova në Gjermani, do flas së shpejti", Vuçiç: Haradinaj kishte mbështetje ndërkombëtare për taksën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Arrestohet 34-vjeçari që mori me forcë dhe dhunoi një shtetas në automjet

Vlorë/Arrestohet shefi i ekipit të OSSH-së për korrupsion, kapet në flagrancë duke marrë ryshfet

Tropojë/ Arrestohet polici për kontrabandë me karburant

Gjykata në Shkup jep burgim të përjetëshëm për autorët e vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska

Samiti në Hagë/ NATO vendos të rrisë buxhetin e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në 2035

KQZ shpërndan mandatet e para për zgjedhjet parlamentare në disa qarqe

Klevis Balliu: Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë e cila është bashkëpunëtore

Devoll/ 87-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët në banesë

Operacioni “Fast Reaction” në Tiranë: Një i arrestuar, katër në kërkim për konfliktin me armë

Papa i bën thirrje Iranit dhe Izraelit të refuzojnë ‘ngacmimin dhe hakmarrjen’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.