Luana Vjollca është përfshirë ditën e sotme në një situatë jo të zakontë për të, e cila e ka zanafillën nga një përndjekje e vazhdueshme.
Besmir Lila është “fansi i saj i çmendur”, i cili e ka përndjekur moderatoren për një kohë të gjatë, aq sa ka detyruar Luana Vjollcën të lajmëroj mikun e saj për këtë përndjekej ku sot pati edhe një sherr fizik mes mikut të saj edhe Besmir Lilës.
Sipas një portali online “fansi i çmendur” ishte kthyer nga Anglia, e prej 2016-ës, i ishte shkrepur në kokë të besdiste prezantuesen, duke i shkruar mesazhe të ndryshme në rrjetet sociale, kryesisht Instagram. Por jo vetëm kaq, por Lila e ndiqte çdo ditë moderatoren edhe ku ajo dilte nga puna.
Në mesazhet që i dërgonte Luana Vjollcës ai i shkruante: “Do të të ngjitem lart në shtëpi”, “Të pres poshtë”.
Si ndodhi sherri:
Ditën e djeshme pasi kishte dalë nga puna Luana Vjollca është përballur me përndjekjen nga ana e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir Lila, i kthyer prej kohës nga Anglia.
E ndierë e bezdisur nga prania e tij, ajo ka njoftuar mikun e saj Krenar Cocaj. Prapa makinës së saj “Audi” qëndronte fansi me mjetin “Fiat Punto”, të cilëve u është vënë pas edhe miku i moderatores. Referuar një gazete të përditshme, mësohet se gjithçka ka nisur pasi tri makinat janë bllokuar në trafik tek mbikalimi i ri që po bëhet në Unazën e Re.
Në atë moment, fansi ka dalë nga mjeti i tij, duke iu drejtuar Luana Vjollcës, të cilës i ka bërtitur tek xhami i automjetit të saj. Menjëherë ka ndërhyrë Krenar Cocaj, i cili ka goditur me grusht fansi, duke u ndjekur nga një konflikt fizik mes të dyve.
Fatmirësisht, gjithçka ka përfunduar me kaq me ardhjen në vendngjarje të efektivëve të policisë, të cilët kanë ndërhyrë.
Në momentin që efektivët janë afruar, kanë pikasur se fansi maniak teksa po zihej me grushte me Krenarin, po nxirrte nga çanta një armë, pistoletë e modifikuar me fishekë shotgan (çifteje) e cila e e kishte fishekun në gojë gati për t’u shkrepur. (J.V/Shuplaka)