Policia e Sarandës në bashkëpunim me policinë greke kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 4 personave, 2 nga pala shqiptare, 2 nga pala greke të cilët akuzohen për vjedhje të skafeve.
Gjithashtu janë sekuestruar 5 mjeteve lundruese 2 nga pala jone, 3 nga pala greke, të cilat sipas policisë do të përdoreshin për trafik droge.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.09.2018, në grykëderdhjen e lumit “Pavllo”, u bë e mundur bllokimi i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin “Highfield”, në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:
F.Ll, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.
A.D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandė.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin “Evinrude”, pa dokumentacion.
Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit nga ana e Policisë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):
K.P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
Nga ana jonë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:
– Gomone “Highfield”, motor “Mërkuri” me 9HP.
– Varkë plastike “Evinrude” 25 HP.
Ndersa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Vjedhje” parashikuar nga nenet 141/a/2 dhe 134/2 të Kodit Penal.
Operacioni eshte drejtuar nga strukturat e komisariatit Sarandë, i cili ka pasur dhe informacionin e pare per kete ceshtje.
Menjehere eshte informuar dhe eshte kerkuar bashkepunimi i Komisariatit te Policise Kufitare dhe Policise greke te Korfuzit. Keta shtetas dyshohen edhe per ngjarje te tjera te vjedhjes se gomoneve.
Me varke shkonin ne Korfuz, linin varken aty dhe vidhnin gomonen qe e sillnin ne Sarande. Dje, nje grup i drejtuar nga strukturat e Komisariatit te Sarandes u ka bere prite ne Lumin Pavllo ku jane kapur dy te paret dhe pastaj operacioni ka vijuar me arrestimin e dy te tjereve ne Korfuz dhe sekuestrimin e 5 mjeteve lundruese.
Indicia per hetimin erdhi pas vjedhjes ne Sarande te varkes qe perdornin trafikantet per te shkuar ne Korfuz. Mjetet qe vidheshin do perdoreshin per trafik droge.