17:51 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do të q* r*pt”, si u dhunua nusja në Elbasan, kërkoi ujë të lante foshnjen. Autorët lirohen

08:59 | 10/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan, arrestohet në flagrancë nga policia (EMRI)

Foto ilustruese

Tre ditë pas arrestimit të babë e bir, të cilën rrahën nusen 25-vjeçare E.Ibrahimi, Gjykata e Elbasanit ka vendosur që ti lirojë ata nga burgu.

Vjehrri i të dëmtuarës, G. Ibrahimi është lënë në masën e arrestit të shtëpisë, ndërsa burri i të resë është lënë nën masën e detyrimit të paraqitjes. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për dy të akuzuarit, kërkesë kjo që është hedhur poshtë nga ana e gjykatës, duke iu zbutur vendimin.

Dhunimi i vajzës ka ndodhur në ambjentet e banesës në Elbasan, ku motivacion ka qenë marrja e ujit për të larë foshnjën katër muajshe, ndërsa e gjithë skena është zhvilluar në prani të së voglës.

Nusja i kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit të saj, për të marë ujë në mënyrë që të lante vajzën e saj 4 muajshe. Por burri i saj nuk kishte lëvizur nga vendi dhe nisur nga kjo situatë, ka lindur një konflikt me fjalë mes tyre çka ka detyruar vjehrrin të shkojë dhe të marë ujin. Por dhe vjehrri është larguar me nerva nga shtëpia, duke përplasur derën e banesës dhe larguar për të marë ujin.

Nusja e re, me plagë në trup, teksa është paraqitur në ka thënë se nuk ndihej mirë dhe për këtë ajo u dërgua për kujdes mjeksor së bashku me femijën e saj në repartin e Kirurgjisë Elbasan.

E dëmtuara E.Ibrahimi tregon si më poshtë se “…që nga koha që jam martuar me H. unë jam dhunuar psikologjikisht nga të tre perosnat, burri, vjehrri dhe vjehra. Në datën 6 shtator 2019 jam dhunuar fizikisht nga burri im nga vjerra dhe nga vjerri…”.

Gjithmonë sipas dëshmisë së saj rreth orës 19:00 i kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit për të marë ujë pasi donte të lante fëmijën dhe në atë moment vjerra A,i kishte thënë të shoqit të vetë G. se pse nuk u ngrite ti për të mbushur ujin fëmijës, ndërkohë vjehrri i ka bërtitur nuses, ku i thotë se “…pse nuk ma kërkove mua të mbush ujin e fëmijes…” dhe u largua me mbush ujë duke perplasur derën, ndërkohë vjehrra A. po më thoshte “…oj plehër…” ndërsa unë bëra sikur se dëgjova dhe mora vajzën dhe shkoj që ta laj ndërsa bashkëshorti H. dëgjonte dhe nuk fliste asnjë fjalë. “…në kohën që unë shkoj në dhomë me la fëmijën vjehrri mbylli derën duke më bërtit dhe u afrua për të më qëlluar, unë hapa derën dhe i thirra bashkëshortit, në këtë moment vjen bashkëshorti së bashku me vjehrrën nga kuzhina dhe vjehrri ma mori fëmijën nga dora dhe ja dha vjehrrës ndërkohë më kapi për fyti duke më thënë “…do të q… r… kam për të vrarë…”.

Në kohën kur vjehrri më kapi prej fyti burri më mbante prej duar nga mbrapa në këtë kohë burri më lëshon duart dhe shkon te vjehrra se fëmija po qante shumë. Në këtë moment vjerri më përplasi për tokë aty mora goditje në kokë, jam ngrit me shkuar te dera kryesore e shtëpisë me dalë me kërku ndihmë por vjehrra e mbylli derën kryesore me çelës në këtë kohë vjehrri vjen dhe më përplas sërish në dysheme, unë isha duke u ngrit dhe vjen burri im e më kap prej flokësh dhe me ngrenë në këmbë në këtë kohë vjehrra fillon dhe më godet me shuplaka dhe pikërisht në këtë moment, u kam ikur nga duart dhe jam mbyllur te dhoma e gjumit dhe kam njoftuar policinë te numri 129 dhe kam kërkuar ndihmë. Kam pritur e mbyllur në dhomë deri sa erdhi policia dhe më dha ndihmë ku së bashku me ata të tre unë erdha në polici”.

Pas ngjarjes vajza e re së bashku me foshnjen e saj është strehuar në banesën e prindërve.

Pas

Gati aleanca kundër Ramës?! Meta dhe Ruçi bëhen bashkë, Presidenti zbardh takimin

Para

“Jam më e paguar se gazetarët e tjerë”, Ilda Bejleri tregon pamjet e apartamentit luksoz

Para
Ilda Bejleri flet për lidhjen e saj të dashurisë: E kam portën e vogël, duhet të shënjestrosh mirë

“Jam më e paguar se gazetarët e tjerë”, Ilda Bejleri tregon pamjet e apartamentit luksoz

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Po përpiqen të ndërkombëtarizojnë situatën”, SHBA do të refuzojë vizat për zyrtarët e Autoritetit Palestinez

Amerikanët të zemëruar me Trump? Sondazhi i “The Times”: Shumica mendojnë se ekonomia e SHBA-së po përkeqësohet nën drejtimin e tij

Kosovë/ Lirohen nga paraburgimi 5 policët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit

Suedia i bën thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

Sanksione nga SHBA ndaj zyrtarëve palestinezë: Po minojnë përpjekjet për paqe

Greqia përfshihet nga stuhia, përmbytje në Selanik dhe Halkidiki

“Katastrofë humanitare”, Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Reshje të shumta shiu bllokojnë aksin rrugor Gramsh–Korçë, rrëshqitje inertesh në rrugë

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.