06:01 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do të qëlloja me molotov”, Voltana Ademi sqaron deklaratën: Po e artikuloj edhe një herë… (Video)

19:11 | 06/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do të qëlloja me molotov”, Voltana Ademi sqaron deklaratën: Po e artikuloj edhe një herë… (Video)

Pasditen e sotme u përhap gjerësisht nëpër media një deklaratë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ku thoshte se do të hidhte edhe ajo Molotov në protestat e opozitës, por nuk dint eta bënte.

Lidhur me këtë Ademi ka reaguar duke sqaruar përmes një postimi në rrjetet sciale ku shprehet se është tentuar të nxirret nga konteksti deklarata e saj por shton se Shkodra dhe shkodranët kanë pasur mijëra arsye për të përdorur Molotov.

 Reagimi i Ademit:

“Molotov” ka shqetesuar deri në trembje shumëkënd! E artikuluar mjaft qartë, nga unë, në një intervistë televizive në studion e emisionit “Tonight” në televizionin StarPlus , kanë tentuar e po te tentojnë ta nxjerrin nga konteksti. Në fakt, këto katër vite por edhe më herët, Shkodra dhe shkodranët kanë patur mijëra arsye për të përdorur “molotov”. U anashkaluan deri në harresë të plotë nga kjo qeveri, u burgosën, u dhunuan, iu hoq ndihma ekonomike, iu hoq buka e gojës, i pushtoi e i dhunoi kriminaliteti e pushteti i kriminelëve. 
E sot po i kërkohet të mbyllin sy e veshë, kur po u rrembehet ajo që e fituan me mund e sakrifica, madje edhe duke sakrifikuar jetën: Demokracia, e drejta për të zgjedhur! E drejta per të jetuar e punuar të lirë! E drejta për të qenë të sigurtë e për të gëzuar vendin e vet!

E po e artikuloj edhe një herë:
“… me “molotov” për të bërë shumë zhurmë! Shumë zhurmë! “. Ashtu siç kanë ushtuar e ushtojnë sheshet e kryeqyteteve perendimore në Itali, Francë, Greqi etj.
Fjalën time duhet ta kishit transmetuar të plotë e jo gjysma- gjysma! E keni të postuar të gjithën, prej kater ditësh, në faqen time Facebook!
Protesta, figurativisht edhe me “molotov” është një mënyrë për t’u mbrojtur nga ata që po na vrasin! Është mënyrë për të bërë zhurmë për t’u dëgjuar!
Po prap do të protestojmë, me tërë fuqinë! Për të mbledhur të tjerë e sa më shumë! 
E figurativisht me “molotov” , për të zhurmuar për dyert e mbyllura të institucioneve, dhe burgun që Edi Rama po i ndërton përditë njerëzve të thjeshtë, e qe po i vret përditë! 
Kemi prekur fundin! Nga zhurma duhet të shqetësohen ata që kanë frikë! Dhe me të vertetë duhet të kenë frikë! Nga njerëzit e thjeshtë dhe nga e keqja që kanë mbjellur!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: do te qelloja me molotovVoltana Ademi
Pas

Tërmetet në Korçë/ Përllogariten dëmet paraprake, ja si do të veprohet me shtëpitë e shkatërruara

Para

“Çmendet” Enca, i bënë thirrje ish të dashurit: Më shkruaj të frymëzohem se kam ngelur…

Para
Enca performon në Kurdistan, fansat e mbulojnë me lule dhe dhurata

"Çmendet” Enca, i bënë thirrje ish të dashurit: Më shkruaj të frymëzohem se kam ngelur...

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.