Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Repolitix”, ka thënë hapur se do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 2019 .
Ndër të tjera Veliaj gjithashtu sfidon kreun e PD-së Lulzim Bashën dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha.
“Nëse publiku ndjehet i kënaqur është rinovim kontrate, unë intervistohem nga populli i Tiranës, dhe nëse publiku ka një ofertë më të mirë se unë atëherë do isha i lumtur të jetojë në një qytet që e bënë punën më mirë se unë”, janë fjalët e Veliajt.
“Besoj se brenda këtij mandati do përfundojmë 16 shkollat që na kanë mbetur dhe them që më në fund do shkojnë në një fushatë në 2019, pavarësisht se kë do kem përballë ku të paktën tema e shkollave nuk do jenë. Do flasim për gjëra të tjera, sa më shumë modernizohet qyteti aq më shumë lindin probleme.
Nëse publiku ndjehet i kënaqur është rinovim kontrate, unë intervistohem nga populli i Tiranës, dhe nëse publiku ka një ofertë më të mirë se unë atëherë do isha i lumtur të jetojë në një qytet që e bënë punën më mirë se unë.
Na kanë ngel 2 gjimnaze dhe 20-30 nëntë vjeçare, me 20 të reja në ndërtim, do jetë hera e parë në që nuk do ketë premtime për shkolla, pasi nuk do ketë nevojë. Të vijë vetë Luli, Sali Berisha. Kush të dojë.” , tha ai.
Po ashtu pyetjes nëse ka bashkëpunim më kryeministrin Edi Rama ndikon në punën ë tij, Veliaj u përgjigjë se ka një komunikim të përditshëm më të edhe ka një mbështetje të madhe nga ai.
“A flasim ne shpejt, kemi një komunikim të përditshëm, e kam më të lehtë konsultimin dhe ti referohem për një axhornim sa më efektiv. Në këtë sens kemi një dobi për punën në bashki dhe kemi pasur bashkëpunim dhe mbështetje për këtë”, përfundon Veliaj.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post