Nga Sarajeva, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një vizitë që ka zhvilluar tek varri i Alija Izetbegović, aktivisti i njohur botërisht i të drejtave të njeriut dhe ish President i Bosnjës dhe Hercegovinës.
Meta ka publikuar përkrah fotove edhe një thënie të ish-presidentit me të cilën në njëfare mënyre i adresohet edhe klasës politike shqiptare.
“Nga jeta plot privacione dhe sakrifica, e këtij burri të madh shteti si Alija Izetbegović, mjafton dhe kjo trashëgimi që ka lënë, për ta nderuar sa herë vij në Sarajevë.????
“Do të sakrifikoja paqen për sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës, po për paqen në Bosnje-Hercegovinë nuk do të sakrifikoja sovranitetin”.
Alija Izetbegović”, shkruan Meta
(F.GJ/FAXWEB.AL)