Për shkak të situatës së nxehtë politike ku pozitë-opozitë janë vendosur përballë me qëndrime kokëfortë, pa dyshim lajmi i ditës është kërkesa e maxhorancës në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Meta pas shfuqizimit nga ky i fundit i datës 30 qershor si dita e mbajtjes së zgjedhjeve vendore.
Aktualiteti politik ‘ka përfshirë’ dhe astrologen Meri e cila ka qenë e ftuar në “Wake Up” në Top Channel.
Astrologia e njohur Meri Shehu ka folur për situatën politike në vend.
E pyetur se çfarë thonë yjet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ajo shprehet se nuk parashikohet një gjë e tillë.
“Nuk besoj se do ketë shkarkim. Do ketë konsensus” është shprehur astrologja.