Presidenti amerikan Donald Trump ka hequr dorë nga propozimi për të vendosur karantinë federale në tre shtetet e SH.B.A.-së, të goditura më rëndë nga pandemia koronavirus, përfshirë Nju Jorkun.
Pak orë pasi vendosi masa të rrepta lidhur me urdhëtimet në këto tre pika të nxehta, të goditura më rëndë nga viruisi, New York, New Jersey dhe Connecticut, Trump postoi një mesazh në Twitter, duke deklaruar se një masë e tillë e fortë mund “të mos jetë e nevojshme.”
“Me rekomandimin e Task Force CoronaVirus të Shtëpisë së Bardhë, dhe pas konsultimit me Guvernatorin e Nju Jorkut, New Jersey dhe Connecticut, unë i kam kërkuar @CDCgov të lëshojë një Këshillim të fortë Udhëtimi, që të administrohet nga Guvernatorët, në konsultim me qeverinë federale. Një karantinë nuk do të jetë e nevojshme. Detajet e plota do të publikohen nga CDC sonte. Faleminderit!”, shkruante Trump në Tëitter.
Në vend që të kërkonte një karantinë, Trump tha se ai kishte udhëzuar Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) që të lëshonin “një këshillë të fortë udhëtimi”.
Propozimi fillestar i Trumpit për të vendosur Nju Jorkun, i cili përbën afërsisht një të tretën e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në SHBA, ka shkaktuar zemërimin e guvernatorit i New York-ut Andrew Cuomo.
Guvernatori demokrat nuk hodhi asnjë hap pas në qendrimin e tij kundër karantinës, duke argumentuar se një urdhër i tillë do të ishte “i paligjshëm” dhe do të çonte në “kaos dhe sakatim”.
(E.K/Faxweb.al)