14:00 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Do të të dua përgjithmonë, por ti je mysliman dhe unë katolike”, gazetari publikon dialogun mes Mbretit Zog dhe Geraldinës

13:00 | 29/07/2017
në Aktualitet, Flash, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Do të të dua përgjithmonë, por ti je mysliman dhe unë katolike”, gazetari publikon dialogun mes Mbretit Zog dhe Geraldinës

Gazetari Ilir Ikonomi publikon bisedën interesante mes Mbretëreshës Geraldinë dhe Mbretit Zog, lidhur me fenë e tyre. E vetëdijshme për të sajën, katolike, Geraldina ia ka bërë të qartë Zogut se as nuk kishte ndërmend ta ndërronte. Por cila qe përgjigja e tij? Ndiqni dialogun, jo shumë të njohur për shqiptarët.

”Një foto e rrallë në Tiranë e konteshës hungareze Geraldine Appony, që do të bëhej më vonë Mbretëresha e Shqiptarëve.

Geraldina 22-vjeçare arriti në Shqipëri në fund të vitit 1937 dhe pas një njohjeje të shkurtër me Mbretin Zog, ditën e vitit të ri ai e pyeti:

– A thua se mund të më duash përgjithmonë, pavarësisht çfarë ndodh në jetën tonë?

– Po unë të dua tashmë, – u përgjigj ajo.

Pastaj ata folën për dallimet e tyre fetare.

– Unë do të të dua përgjithmonë, – tha Geraldina, – por ti je mysliman dhe unë katolike. Si do ta rregullojmë këtë punë? Asgjë në botë nuk mund të më detyrojë mua ta ndryshoj fenë. Ashtu siç shohim hënën dhe diellin, ashtu edhe unë kam fenë time dhe nuk mund ta ndryshoj.

Mbreti qeshi:

– Edhe unë e kam menduar këtë dhe nuk bëhet fjalë që ti të ndryshosh fenë. Ne jemi myslimanë europianë dhe unë kam shumë respekt për kishën tuaj. Falë Kishës Katolike dhe manastireve në Shqipëri ne ia arritëm ta mbajmë gjallë gjuhën tonë. Nën Perandorinë Osmane ishte e ndaluar të flisje shqip, vetëm turqishtja lejohej. Por nëpër manastire ishte ndryshe, prandaj ne u kemi atyre një borxh të madh që e mbajtën gjallë gjuhën tonë. A dëshiron ta mësosh shqipen?

– Më jep një mësues qysh nesër, – tha Geraldina”, shkruan Ikonomi.

Dialogu është marrë nga libri i Gwen Robyns “Geraldine of the Albanians”. (V.G/SHUPLAKA)

 

 

Pas

Merita Halili tregon sëmundjen që e ka prekur: Kurohem në Amerikë

Para

Si do ta formojë kabinetin Rama, e thotë vetë çka ndërmend të bëjë

Para
Si do ta formojë kabinetin Rama, e thotë vetë çka ndërmend të bëjë

Si do ta formojë kabinetin Rama, e thotë vetë çka ndërmend të bëjë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.