Marina Vjollca zgjodhi ta festonte dje ditëlindjen pranë detit nga ku postoi dhe foto rresht njëra pas tjetrës duke i mahnitur fansat me pamjen.
Marina ishte e shoqëruar jo vetëm nga Geti, por edhe nga Luana, e cila postoi një foto me të motrën ku shkruante me humor: “Mu rrit motra mu bë burrë” duke bërë të gjithë fansat të qeshin.
“Faleminderit vllai”, i replikon Marina dhe Luana ka vazhduar: “T’ka vllai shpirt”.
Këtu Marina s’ka duruar më dhe ka nisur sërish “sherri” mes motrave.
“Do të të jap vëllai një dru të mirë, po futi shalët brenda”, ja ka kthyer Marina.
(M.Q/Faxweb)