Ditmir Bushati dje mbajti një fjalim historik dhe atdhetar i cili do mbahet mend gjatë në historinë politike të viteve pas ’90-të. Ai foli me një kurajë për t’u admiruar në sallën e parlamentit dhe mori shtrëngime duarsh nga kolegët për fjalimin e tij, i cili në thelb përkthehet si një thirrje drejtuar arrogancës së kryeministrit: “Ndalu beg, se ka hendek!”.
Po kështu radioja shtetërore gjermane, DW, në një shkrim nga Shqipëria citonte ish-ministrin e jashtëm të Shqipërisë ku titullin e kishte vendosur “Ditmir Bushati: Shqipëria në udhëkryq”. Dalja kundër rrymës që po mbyt PS-në, qeverisjen dhe krejt vendin e ish-ministrit Bushati, ishte temë dite sot në çdo tryezë në Shqipëri.
Burime të besuara tregojnë se sot në pikë të mëngjesit kryeministri ka marrë Ditmir Bushatin dhe i ka thënë se “Nëse Shkodra ka pesë heronjtë e Vigut, nga ky çast ti do të jesh heroi i 6-të i Vigut!”.
I pyetur për këtë ish-ministri Bushati nuk dha asnjë koment. Burime pranë stafit të Bushatit thonë se Ditmiri nuk ha presion se është nga familja e madhe e bushatllinjve e cila nuk ka pyetur për turkun e jo më për miqtë e turqve!
Pesë heronjtë e Vigut janë një histori shqiptare, ku pesë misionarë të lirisë nga e keqja që kishte kapur Shqipërinë u vranë në Vig të Mirditës, në pritë e pabesi. Ditmir Bushati është deputet i Shkodrës dhe zonën e Vigut e ka nën patronazh.
Historia njeh 5 heronjtë e Vigut, por jo 6 heronjtë e Vigut, siç ia ka thënë me presion dhe shantazh kryeministri.
Gjithsesi Ditmir Bushati dje bëri një akt atdhetar duke i bërë thirrje pushtetit të mos jetë brutal, por të ulet në gjetjen e një zgjidhje për Shqipërinë.
Marre nga Koha Jone