10:11 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do të them të vërteta rrënqethëse”, Agron Tufa nuk dorëzohet: SHISH dhe Policia janë plot me ish-sigurimsa

20:04 | 06/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do të them të vërteta rrënqethëse”, Agron Tufa nuk dorëzohet: SHISH dhe Policia janë plot me ish-sigurimsa

Ish-kryetari i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nxjerrë në dritë të vërteta rrënqethëse që tregojnë sesi Policia e Shtetit dhe SHISH janë “pushtuar” nga ish-sigurimsat.

Paralajmërimin ai e bëri gjatë një interviste të dhënë për “Zërin e Amerikës”. Tufa deklaroi se pavarësisht se nuk gëzon më funksion shtetëror, do të gjejë mundësi të tjera për të zbardhur të vërtetat.

“Kjo për mua nuk ishte vetëm një detyrë buroktratike, por një mision, një kaos. Unë edhe pa qenë në Institut kam studiuar pafundësisht dhe është një luftë e pakompromis.

Unë besoj se do të kemë mundësi të tjera nga disa pikëpmaje të tjera për të thënë të vërteta rrënqethenëse sesi institucionet shtetërore, që nga ato më të lartat siç janë SHISH apo Policia e Shtetit janë të mbushur plot e përplot me njerëzit me backgroundin më të zi ish-sigurimsa. Kjo është e papranueshme dhe gjëja më e zezë e shoqërisë shqiptare”, u shpreh Tufa.

Ai foli edhe për kërcënimet dhe sulmet e njëpasnjëshme që ka marrë kohët e fundit. “Kërcënimet kanë qenë për shkak të detyrës dhe ka qenë një konfrontim që duke nisur nga dhjetori i vitit të kaluiar me intensifikim të vazhduar erdhi në prill me një fushatë të hapur në shtyp, në Parlament, në forma nga më të ndryshmet një segment ose një skalion i atyre që unë i quaj enveristë që kanë punuar në organet e drejtësisë komuniste.

Për shkak të pranisë së madhe të ish-sigurimsave, unë kalova në një konfrontim të hapur, i cili për fat të keq u shoqërua me shpifje, deri në kërcënime me vdekje”, deklaroi Agron Tufa.

Tufa dha dorëheqjen pak ditë më parë për të kërkuar azil politik në Zvicër. Edhe pas këtij vendimi, ai u sulmua nga deputeti socialist, Spartak Braho, i cili e kërcënoi se nuk do të gjejë vrimë ku të futet. E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Tufës, i cili dorëzoi padinë në prokurori ndaj Brahos.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: agron tufaish-sigurimsarrenqethesete verteta
Pas

FOTO/ Vajza e Alban Dudushit është bërë një zonjushë e vërtetë: Me 2 shoqet e veta më të ngushta

Para

“Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët”, Basha: Të nisë menjëherë rikonstruksioni i banesave, paratë e qytetarëve të mos shkojnë tek oligarkët

Para
“Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët”, Basha: Të nisë menjëherë rikonstruksioni i banesave, paratë e qytetarëve të mos shkojnë tek oligarkët

"Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët", Basha: Të nisë menjëherë rikonstruksioni i banesave, paratë e qytetarëve të mos shkojnë tek oligarkët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

Kosova pranon autoblinda amerikane, pilotët e FSK-së përfundojnë trajnim në Turqi

Shpërndante kokainë në Valias, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

17-vjeçarja plagosi veten me armë zjarri në Vlorë! Arrestohet babai, nën hetim gjyshi

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit

Vendimi i Ri/ Deklarimi i detyrueshëm i adresës në e-Albania, vetëm me dokument pronësie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.