Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj ka kaluar një situatë të sikletshme. Në ambientet e “Ora News” ajo është përballur me një spiker lajmeve ku “ka kuptuar se është e dashura e burrit të saj”. E tensionuar Dembacaj gjatë gjithë videos është përpjekur të mësojë sa më shumë nga historia e dashurisë së spikeres së lajmeve pasi kjo e fundit i tha që i dashuri i quhej Aleks dhe se kishte servis në “Don Bosko”.
Kjo iu duk dyshuese Dembacaj për burrin e saj dhe nuk ka rreshtur së i bëri pyetje. Nga ana tjetër shfaqet edhe e nervozuar aktorja dhe lëviz nga vendi shpesh herë, ku nuk mungojë as të sharat në drejtim të spikeres.
Por e gjithë kjo është një kurth i ngritur për Dembacaj, është një kamera e fshehtë dhe asnjë e vërtetë. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme dhe reagimin e Dembacajt (J.V/Faxweb)