Ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Ilir Rusmali, ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha.
I ftuar në “Tvsh”, Rusmali tha se fati i Bashës është që të varrosë partinë sëbashku me të.
“Fati i këtij personi është të varrosë partinë bashkë me veten e tij. Deklarata e bashës ka një defekt, ai ka vendosur të ngrijë pozicionet e veta dhe t’i hapë rrugë garës. Ky është, si shumë gjëra të tjera që ka thënë ai, një nonsens i pastër”, u shpreh ish-ministri.
Kujtojmë s epas humbjes së thellë të Partisë Demokratike, një grup demokratësh firmosën një deklaratë ku kërkonin dorëheqjen e Bashës, mirëpo ai nuk e bëri një gjë të tillë. (D.D/Shuplaka)